Home / Lajme / Maqedoni / Sindikatat e sigurisë strukturohen në Tetovë (VIDEO)

Sindikatat e sigurisë strukturohen në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 13 janar – Tetova ishte nikoqire e seancës së parë të përbashkët të inicuar dhe organizuar nga dega e sindikatës regjionale dhe nga konfederata e sindikatës për struktura të sigurisë në Maqedoni me temë kyçe “Fillimi i degës së sindikatës në struktura sigurie në Maqedoni” me kryetar Drakçe Poposki që gjithashtu është edhe koordinator në MPB në Gostivar, Dibër ,Strugë, Manastir, Resnjë,Ohër.

Në këtë organizim i pranishëm ishte edhe Goce Delçev Todev si dhe pjestar të SPB Tetovë, ARM dhe Ministria e Mbrojtjes, policia, policia pyjore dhe policia e burgjeve si dhe njësitë rajonale të ministrisë më Tetovë etj.

Siç tha koordinatori dhe kryetari i degës së pavarur të sindikatës për struktura sigurie në Tetovë Drakçe Popovski, sindikata me sukses ka filluar jo vetëm në Tetovë por edhe në Manastir, Ohër, Strugë, Gostivar, si dhe vende tjera dhe stacione policore të Maqedonisë Perendimore.

Të gjithë u pajtuan se sindikata e pavarur për struktura sigurie në Maqedoni dhe sindikata e pavarur e policisë që kanë hasur në përkrahjes të parezervë te të punësuarit ndërsa qëllimi është që të rritet numri i anëtarësisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *