Home / Lajme / Botë / Situatë e tensionuar në Kiev (VIDEO)

Situatë e tensionuar në Kiev (VIDEO)

Kiev, 25 janar – Kanë vazhduar edhe sot protestat në sheshin “Pavarësia” në kryeqytetin Kiev të Ukrainës. Protestuesit këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e presidentit Janukoviç.

Ata po zgjerojnë kampet e tyre të qëndrimit në shesh. Protestuesit anti-qeveritare mësohet se kane bllokuar edhe disa nga ndërtesat e administratës rajonale si dhe po mbajnë të rrethuara disa zyra guvernatorësh në pjesën perëndimore të vendit. Nga ana tjetër presidenti ukrainas Janukoviç ka takuar liderë fetarë të Ukrainës duke u thënë atyre se do të ndryshojë ligjin për protestat dhe se kabineti qeveritar do të pësojë reformime. Por një premtim i tillë nuk është mirëpritur nga aktivistët. Ngjarja e rëndë që ndodhi këtë javë, ku dy protestues u vranë gjatë përleshjeve si dhe gjetja e një të riu të vdekur me shenja torture dhe dhune në trup në një pyll në qytetin Lviv, po nxit dhe më shumë protestuesit të mos heqin dorë deri në një përmbysje të pushtetit.

Protestat që filluan para dy muajsh për shkak se Presidenti nuk pranoi të firmoste një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian tashmë është kthyer në një sulm të hapur ndaj klasës aktuale qeverisëse, duke i akuzuar ata për shpërdorim detyre, abuzim me pushtetin dhe korrupsion. Por, Presidenti Janukovic, po bën të pamundurën për të mos lëshuar pushtetin.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *