Home / Lajme / Maqedoni / S`ka devijim të Radikës nëse kundërshton Shqipëria (VIDEO)

S`ka devijim të Radikës nëse kundërshton Shqipëria (VIDEO)

Tiranë, 24 janar – Projekti për devijimin e lumit Radika është projekt ideor i cili pritet të përfundoj në muajin qershor.

Kështu kanë deklaruara nga Tirana ministri i ekologjisë Abdylaqim Ademi dhe ai i ekonomisë Valon Saraçini, pas takimit me homologët e tyre. Saraçini madje tha se nëse qeveria shqiptare nuk jep pëlqim, projekti nuk do të realizohet. Ata theksuan se nuk ka nevojë për shqetësim duke garantuar se vendimmarrja në lidhje me projektin në fjalë do të jetë transparente.

“Kjo ide e vjetër ndoshta në letër, sot për sot nuk ka një projekt të caktuar dhe nuk ka një studim të përfunduar për impaktin në ambientin jetësor dhe si e tillë nuk mund të trajtohet dhe nuk mund të ketë shqetësim as për opinionin e as për institucionet”, deklaroi Abdylaqim Ademi, ministër i ambientit jetësor.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati garantoi se qeveria shqiptare do të mbrojë interesat e kombit duke kërkuar zgjidhjen e kësaj çështje përmes marrëveshjeve ndërkombëtare të ujërave.

“Jam këtu për të garantuar opinionin publik shqiptar, çdo qytetar të Shqipërisë, që kjo qeveri do të mbroj deri në ditën e fundit të detyrës së saj dinjitetin kombëtar, sovranitetin, integritetin territorial dhe gjithë interesat e kombit shqiptar”, tha Ditmir Bushati, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Ditë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga seanca parlamentare garantoi se nuk ka projekt për devijimin e lumit Radika ndërsa në faqen e internetit të Bankës Botërore rezulton e kundërta. Në këtë faqe ekziston projekti i detajuar dhe me pasojat për ekosistemin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *