Home / Lajme / Maqedoni / SKANDAL: Aferë dashurie mes BDI-VMRO, që do dridhë koalicionin

SKANDAL: Aferë dashurie mes BDI-VMRO, që do dridhë koalicionin

Dashuria mes tyre kishte lindur si rezultat i një udhëtimi para më shumë së një viti, dhe e cila zgjatë edhe sot me intensitet të pazvogluar.

Një aferë e madhe dashurie, në të cilën janë të perfshire dy anëtarë të lartë të VMRO-së dhe BDI-së, është duke e dridhur koalicionin qeverisës, ka njoftuar portali “Libertas”, duke shtuar se bëhet fjalë për mashkull dhe femër, emrat e të cilëve për arsye të kuptueshme nuk publikohen, për shkak se bëhet fjalë për personalitete që kanë funksione të larta (partiake) në qeveri dhe parlament.

Dashuria mes tyre kishte lindur si rezultat i një udhëtimi para më shumë së një viti, dhe e cila zgjatë edhe sot me intensitet të pazvogluar.

Jozyrtarisht, të dy liderët Gruevski dhe Ahmeti, kohë më parë janë paralajmëruar se lidhja mes funksionarëve të tyre, mund të del dalngadalë në publik.

Po ashtu paralajmërohet se dy të dashuruari, vec e vec, do të thirren për t’u qortuar tek shefat e tyre partiakë, Për shkak se ekziston frika se me daljen në publik të seks-skandalit dhe zbardhjen e emrave, një gjë e tillë seriozisht mund të reflektohet negativisht në rejtingun e tyre (BDI-VMRO) para zgjedhjeve që priten të mbahen për disa muaj shkruan dhe publikon portali Libertas…/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *