Home / Lajme / Maqedoni / Skandal: Dy ministra Shqiptarë komunikojnë maqedonisht (VIDEO)

Skandal: Dy ministra Shqiptarë komunikojnë maqedonisht (VIDEO)

10 janar – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe ai i vetëqeverisjes lokale, Tahir Hani, kanë zgjedhur gjuhën maqedonase për komunikim gjatë një takimi zyrtar që realizuan sot në Shkup. Këtë e kanë regjistruar kamerat e televizioneve që kanë filmuar fillimin e takimit.

Edhe pse BDI-ja, partia të cilës i takojnë dy ministrat e lartë përmendur, vazhdimisht pohon se ka zyrtarizuar me Ligj përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, Besimi dhe Hani nuk kanë shfrytëzuar beneficionet që ofron ky Ligj. Në konferencën e përbashkët për media, pas takimit dy ministrat kanë njoftuar se kanë biseduar për sfidat në kuadër të procesit për realizimin e Instrumentit për ndihmë para-aderuese (IPA), ku u janë drejtuar gazetarëve në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *