Home / Sport / Spanjë, ndalen Barcelona e Atletico Madrid

Spanjë, ndalen Barcelona e Atletico Madrid

Me këto rezultate Barcelona dhe Atletico ruajnë kreun e klasifikimit me 51 pikë, por tashmë Real Madrid e sheh veten vetëm 1 pikë larg tyre në vend të tretë.

Barcelona është ndalur në këtë javë të 20 të kampionatit spanjoll në një barazim 1-1 me Levanten.Vendasit kalojnë të parët në avantazh me Vintrën, por shumë shpejt kundërpërgjigjen katalanasit me Piken duke dhënë përshtypjen se do t’ ia dilnin të përmbysnin rezultatin.Megjithatë, deri në fund shifrat mbetën në kuotën e barabartë 1-1 duke mos patur asnjë ndryshim në kreun e klasifikimit, pasi edhe Atletiko Madrid barazoi 1-1 me Sevijën në “Vicente Calderon”.Madrilenët kaluan në avantazh me David Villa në minutën e 18, ndërsa miqtë barazuan me një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Rakitic në minutën e 73.Me këto rezultate Barcelona dhe Atletico ruajnë kreun e klasifikimit me 51 pikë, por tashmë Real Madrid e sheh veten vetëm 1 pikë larg tyre në vend të tretë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *