Home / Lajme / Maqedoni / Sportelet e fondit në Tetovë të hapura deri ora 18:00 (VIDEO)

Sportelet e fondit në Tetovë të hapura deri ora 18:00 (VIDEO)

Tetovë, 22 janar – Sportelet e fondit për sigurim shëndetësor dhe invalidor në Tetovë nga dita e hënë do të punojnë deri në orën 18.00.

Me këtë të gjithë ata të siguruar që ende nuk kanë aplikuar dhe nuk kanë marrë kartelat elektronike shëndetësore do të kenë mudnësi ta bëjnë deri orën 18.00. kështu njoftoi drejtori i fondit shëndetësor Xhemali Mehazi gjatë qëndrimit të tij në Tetovë në zyrat e njësisë rajonale të fondit.

“Nga numri i përgjitshëm i të siguruarve mbi 150 mijë, tani vetëm 20 mijë nuk kanë bërë aplikim, ndërsa të tjerët kanë aplikuar, me tepër se 50 përqind janë pajisur me kartela elektronike shëndetësore. Në fondin e sigurimit shëndetësor në Tetovë janë të gatshme për t`iu shpërndarë rreth 17.500 mijë aplikuesve të cilët ende nuk i kanë marrë. Me qëllim të rrjedhës në rregull të këtij projekti morrëm vendim që nga 27 janari i vitit 2014 fondi i sigurimit shëndetësor do të punojnë me orar të zgjatur me qëllim furnizimit sa më të shpejtë dhe i njoftojnë të siguruarit se mund të vijnë ti marrin deri ora 18.00”, tha Mehazi.

Ai ka bërë apel që të gjithë se ata 20 mijë që nuk kanë aplikuar këtë do të mund të bëjnë në orarin e zgjatur. Mehazi ka njoftuar edhe për shërbime të reja të cilët i ofron Fondi shëndetësor sidomos lidhur me lajmërimin dhe ç`lajmërimin e puntorëve nga ana e punëdhësit, shërbime këto të cilët tashmë do të mund të bëhen edhe në mënyrë elektronike. “Lajmërimi dhe ç`lajmërimi i puntorëve nëpër ndërmarrje mund të bëhet në formë elektronike pra të gjithë punëdhënësit nuk kanë nevojë të vijnë deri te fondi por në rrugë elektronike këtë mund ta bëjnë. Poashtu përzgjedhja e mjekut amë mund të bëhet në formë elektronike, lajmërimi dhe ç`lajmërimi pra poashtu kartelat elektronike qind për qind i zëvendësojnë kartonat e gjelbërt, pra çdo i siguruar nuk ka nevojë më që të vjen të mer karton të gjelbërt por këtë e zëvndëson kartela shëndetësore”, nënvizoi Mehazi.

Ai ka bërë të ditur se ankesat e të siguruarve janë lidhur me pagesat shtesë që u kërkojnë mjekët sidomos mjekët gjineokolog. Mehazi nënvizoi se në këto raste kur paguhe shtesë për shërbimin duhet patjetër që të kërkohet llogari fiskale. ”Dëshiroj të informoj të siguruarit tonë se që në rastet kur u kërkohet të paguajnë shtesë lidhur me shërbimin shëndetësor të kërkojnë patjetër fletëpagesë fiskale dhe fletëpagesa ëshë dëshmi për atë se nga ana e fondit a është bërë pagesa në bazë të ligjit dhe në bazë të marërvedhjes a nuk është bërë. Çdo qytetarë duhet që për çdo pagesë shtesë të kërkojë llogari fiskale”, tha ai.

Mehazi njoftoi se gjatë këtij viti do të hapen edhe zyra rajonale të fondit nëpër disa komuna të Pollogut me qëllim që këta zyra të jenë sa më afër qytetarëve të cilët jetojnë në komunat rurale.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *