Home / Lajme / Maqedoni / Studentët e USHT-së, Ligji i administratës diskriminues, të tërhiqet (VIDEO)

Studentët e USHT-së, Ligji i administratës diskriminues, të tërhiqet (VIDEO)

Tetovë, 29 janar – Studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, kanë ngritur zërin e tyre sot kundër diskriminimit që iu bëhet atyre me ligjet e administratës.

Studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, kanë ngritur zërin e tyre sot kundër diskriminimit që iu bëhet atyre, me pr/ligjet e administratës që favorizojnë studentët që dalin nga universitetet e ranguara sipas listës së schangajit. Ata kërkojnë ndryshim të ligjit i cili sipas tyre është diskriminues.

“Ne si student që diplomojmë dhe ensër kërkojmë një punë jemi të diskriminuar nga shteti, apo punëdhënësi në bazë të ligjeve që propozohen.”

“Ndjehemi të diskriminuar sepse edhe ne jemi student të universiteteve shtetërore dhe duam të kemi të drejta të barabarta.”

“Do kisha dashur që të mos anashkalohemi nga studentët tjerë dhe të jemi të barabartë gjatë konkurseve kur vjen në shprehje punësimi.”

Kryetari i Parlamentit Studentor Shaban Arsllani, ka paralajmëruar masa të mëtejshme, nëse partit shqiptare si në pozitë por edhe në opozitë nuk ndërmarrin masa për ndryshimin e këtij ligji në pikën e gjashtë të tij.

“Kërkesa jonë decide është që me çdo kusht të tërhiqet neni 39, saktësisht paragrafi numër gjashtë , ku theksohet se punësimi i administratorëve të rinjë në të ardhmen do të bëhet conform rangimit në bazë të listës së Schangajit.”

Së shpejti pritet të mbajë mbledhje parlamenti studentor i USHT-së për të vendosur për masat e më tejshme që do ndërmarrin kundër këtij ligji.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *