Home / Lajme / Maqedoni / ‘Sveti Ilija’ emri i shtegut të skijimit në Kodrën e Diellit

‘Sveti Ilija’ emri i shtegut të skijimit në Kodrën e Diellit

5 janar-Në qendrën turistike te rrethuar në të gjitha anët me popullatë 100% shiptare nuk është parë e udhës të ketë një emërtim në gjuhën shqipe. Janë të njohura emërtimet e shtigjeve tjera si “Ceri Pashina”, “G-e”, “Teteks”, “Aerodrom” etj.

Në Kodrën e Diellit nuk ka vetëm kishë ortodokse. Autoritetet udhëheqëse të kësaj pike turistike janë kujdesur që me emra fetar ortodoks të emërohen edhe shtigjet e skijimit.

Kështu “Sveti Ilija” është emërtimi i ri i njërës prej shtigjeve të skijimit në Kodrën e Diellit.

Deri më tash pa emër shtegu i skijimit që është te “Teteksi” dhe që të dërgon në “G-e” është emërtuar “Sveti Ilija”.

Në qendrën turistike te rrethuar në të gjitha anët me popullatë 100% shiptare nuk është parë e udhës të ketë një emërtim në gjuhën shqipe. Janë të njohura emërtimet e shtigjeve tjera si “Ceri Pashina”, “G-e”, “Teteks”, “Aerodrom” etj.

Qendra turistike Kodra e Diellit ne lartësi mbidetare 1875 m, 18 km largësi nga Tetova, 48 km nga Shkupi, me ski lifta në gjatësi 7 km që lidhë lartësin nga 1100 deri 2500 m. gjithësej 11 ski lifte dhe skijim 40 minuta gjatësi kohore dhe gjithësej gjatësit e stazave 20 km.

Me këto karaktesistika Kodra e Diellit nuk ka asnjë elementë shqiptarë, reagoi para një viti nëpërmjet një shkrimi ish deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri. “Ajo është tërësisht e DESHQIPTARIZUAR edhe pse ky vende pitoresk dhe turistikë gjatë dimrit duhet të jetë ofertë pune për malësoret e fshatrave për rreth siqë janë: Liseci, Shipkovica, Gajra, Rasadishti e të tjere. Sot shumë vende pune që ofrohen nga qendra turistike, hotelet të gjitha janë të mbushur me militant partiak të VMRO DPMNE të cilët vetëm marin rrogë pa asnjëfar produktiviteti në punë. Qendra e skijimit me riorganizimin e qëllimshëm që ka bërë ELEM menaxhohet nga Shkupi nëpërmjet organizatës Elem Turs”, thuhej përveç tjerash në shkrimin e profesor Izet Zeqirit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *