Home / Lajme / Maqedoni / Tabela ‘Sv. Ilija’ sërish vendoset në Kodrën e Diellit (VIDEO)

Tabela ‘Sv. Ilija’ sërish vendoset në Kodrën e Diellit (VIDEO)

27 janar – Vendosja e tabelave informuese me emra fetar ortodoks në Kodrën e Diellit, në Tetovë, shkaktoi shumë reagime tek popullata vendase dhe te Bashkësia Fetare Islame.

Tabela emërtuese e ski-liftit “Sv.Ilija” është vendosur përsëri në Kodrën e Diellit. Edhe pse u largua me 22.01.2014 , gjatë ditës së djeshme vizituesit dhe skijatorët e kanë vërejetur se përsëri është vendosur. “Ne po bëjmë hetimin e rastit. Tabela është hequr. Do ti gjejmë fajtorët” tha zëdhënësi i policisë, Marjan Josifoski me 23.01.2014.

Vendosja e tabelave informuese me emra fetar ortodoks në Kodrën e Diellit, në Tetovë, shkaktoi shumë reagime tek popullata vendase dhe te Bashkësia Fetare Islame.

Mediumet tentuan të kontaktojnë me dy drejtorët e Kodrës së Diellit, por të njëjtët refuzuan të prononcohen me arsyetimin se tabela është vendosur nga ELEM-it dhe nuk ka të bëj me drejtorinë e Kodrës së Diellit. Banorët ndërkohë reagojnë edhe për diskriminime tjera pasi sipas tyre në këtë pikë turistike ka kishë ortodokse, por jo edhe xhami për ndërtimin e së cilës ka pasur premtime por që kanë mbetur vetëm në letër.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *