Home / Lajme / Maqedoni / Takim Gruevski – Daçiq për bashkëpunim të thelluar serbo – maqedonas

Takim Gruevski – Daçiq për bashkëpunim të thelluar serbo – maqedonas

27 janar-“Nëse maqedonasit dhe serbët janë të zgjuar, duhet të jetojnë në dashuri, miqësi dhe me besim të ndërsjelltë. Nëse jo, që nuk do të jetë hera e parë, ata do të punojnë në favor të dëmtimit të tyre dhe gëzimit të armiqve tanë,” theksoi Daçiç

Kryeministri serb Ivica Daçiq sërish ka lëshuar mesazhe intriguese dhe paralajmëruese nga Shkupi lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Nëse maqedonasit dhe serbët janë të zgjuar, duhet të jetojnë në dashuri, miqësi dhe me besim të ndërsjelltë. Nëse jo, që nuk do të jetë hera e parë, ata do të punojnë në favor të dëmtimit të tyre dhe gëzimit të armiqve tanë,” theksoi Daçiç mbrëmë në ceremoninë e mbajtur në Shkup për “Shën Savën”, që festohet si festë zyrtare e serbëve në Maqedoni.

Sipas tij, dy popujt duhet të punojnë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se nuk duhet shikuar e kaluara, por e ardhmja. Ai shtoi se e kaluara duhet t’i mbetet historianëve.

Kryeministri Nikolla Gruevski gjithashtu ka dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe afrimi midis serbëve dhe maqedonasve.

“Shënimi i këtyre festave në shoqëritë bashkëkohore multietnike është shumë me rëndësi. Në këtë mënyrë ne rrisim respektin e ndërsjelltë, mësojmë për njëri tjetrin dhe jetojmë njëri pranë tjetrit. Këto janë simbole të respektit, besimit dhe unitetit”, deklaroi Gruevski.

Ai tha se vet prania e Daçiqit i jep një cilësi plotësuese përparimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore në frymën e vlerave evropiane.

Gruevski shtoi se në Maqedoni nuk punohet vetëm për kultivimin e interesave të komunitetit serb, por edhe të komuniteteve të tjera.

Shën Sava është shenjëtori historik serb dhe se me rastin e përvjetorëve të tij, në Maqedoni kjo ditë është festë shtetërore për komunitetin serb.

Përveç akademisë për manifestimin për Shën Savën, Daçiq dhe Gruevski kanë zhvilluar një takim kokë më kokë në ambientet e Qeverisë, larg vëmendjes së medias dhe duke mos mbajtur një konferencë të përbashkët me gazetarët.

Qeveria e Maqedonisë përmes një komunikate mbrëmë informoi mbi takimin e dy kryeministrave, ku u nënvizua vlerësimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe thellimi i tyre.

“Dy kryeministrat janë dakorduar për të bërë sa më dinamike kontaktet midis dy vendeve dhe qeverive për të kontribuar në rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe për realizimin e projekteve konkrete, me qëllim të përparimit të qëllimeve të përbashkëta dhe perspektivës së tërë rajonit”, informoi shërbimi për informim i Qeverisë, duke nënvituar gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, kulturor, arsimor, infrastrukturor dhe investimet e përbashkëta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *