Home / Lajme / Rajon / Takimi Haradinaj – Thaçi në Prishtinë

Takimi Haradinaj – Thaçi në Prishtinë

22 janar-Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi përcjelli bindjen e tij për ndihmë më të madhe të Prishtinës zyrtare në këtë vit dhe në të ardhmen për shqiptarët e Maqedonisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot në selinë qendrore të AAK-së kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Maqedonisë, Menduh Thaçin.

Kryetari Haradinaj dhe kryetari Thaçi u dakurduan për bashkëpunim më të ngjeshur në vitin që sapo kemi hyrë, dhe për sendërtimin dhe konsolidimin e mëtejmë të së djathtës shqiptare.

“Një qeverisje më e mirë në Kosovë, është ndihma më e mirë që mund t’u jepet edhe shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është e vetmja mënyrë që ne mund të jemi afër njëri-tjetrit”, tha kryetari Haradinaj.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi përcjelli bindjen e tij për ndihmë më të madhe të Prishtinës zyrtare në këtë vit dhe në të ardhmen për shqiptarët e Maqedonisë.

“Ramush Haradinaj është garanti i parë i mbështetjes për shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë kryetari Thaçi, raporton Zyra për media e AAK-së.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *