Home / Lajme / Maqedoni / Të dielën bllokohet magjistralja Shkup – Tetovë (VIDEO)

Të dielën bllokohet magjistralja Shkup – Tetovë (VIDEO)

24 janar – Të dielën në mesditë pritet të bllokohet rruga magjistrale Shkup – Tetovë në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë.

Bllokimi i rrugës bëhet nga ana e këshillit organizativ të protestave stop ndotjes kancerogjene të Tetovës. Bllokimi i rugës do të bëhet prej orës 11.55 e deri ora 12.55 edhe atë do të bllokohet vetëm drejtimi Shkup-Tetovë.

Për shkak të ndotjes së ajrit në nivele shumë më të larta se normalja në Tetovë të cilat sjellin dëme shëndetësore dhe materiale për të gjithë shoqërinë.

Parlamenti Studentor i UEJL-së i bashkohet iniciativës protrestuese që do të mbahet me datë 26-01-2014 në orën 12,00 në bllokimin e autostradës në pikën pagesorë në Zhelinë-Tetovë, respektivisht. Njëherit duke shfaqur brengosje dhe kritikë për instancat përgjegjëse për këtë ndotje, bëjmë thirje deri tek studentët që ti bashkangjiten kësaj lëvizjeje për të vetëdijësuar dhe ngritur theksin e seriozitetit të këtij problemi.

Në këtë deklaratë gjithashtu bëjmë kërkesë tek organet kompetnete që të jenë më pragmatike ndaj problemit që shfaqet për një periudhë shumë të gjatë dhe për të njejtin, në të ardhmen do të paguhet çmim shumë më të lartë se ai financiar nëse nuk merren përgjegjësi dhe zgjidhje permanente.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *