Home / Lajme / Maqedoni / Të krishterët ortodoks sot festojnë Buzmin

Të krishterët ortodoks sot festojnë Buzmin

6 janar-Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore. Të zotët e shtëpisë përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t’u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit.

Besimtarët krishterë ortodoksë në Maqedoni sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet.

Buzmi tradicionalisht do të shënohet me tubim para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup ku kumbarit të këtij viti – Metodija Stefanovski-Tode do t’i dorëzohet qypi i Buzmit.

Manifestimi, do të fillojë me ngritjen e flamurit të buzmit, ndërsa Silvi Bend do ta interpretojë himnin e Buzmit. Klerikët e tempullit do të shenjtërojnë degët e buzmit, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit.

Mbrëmë në lagjet e Shkupit dhe në vendbanime të tjera në Maqedoni janë mbajtur tubime popullore me ndezjen e zjarreve të Buzmit. Herët në mëngjes, Lindjen e Krishtit do ta paralajmërojnë fëmijët koledarë.

Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore. Të zotët e shtëpisë përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t’u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit.

Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë. Besohet se ai tek i cili do të bjerë monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit. Para fillimit të darkës në të cilën mblidhen të gjithë, i zoti i shtëpisë e bekon tryezën, e thyen kulaçin, ndërsa diku e ndan lakrorin, në aq pjesë sa ka anëtarë të familjes, duke lënë një pjesë për Zotin dhe një për shtëpinë.

Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *