Home / Lajme / Maqedoni / Tek dy tetovarë gjenden 10 kilogram marihuanë (VIDEO)

Tek dy tetovarë gjenden 10 kilogram marihuanë (VIDEO)

Tetovë, 13 janar – Policia e Tetovës ka ndaluar të dielën mbrëma 33 vjeçarin I.S nga fshati Pallçisht i Poshtëm ku ka qenë edhe 40 vjeçari A.S nga Reçica e vogël, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me veturën “Lada Niva”, në rrugën e Lubotenit.

Gjatë kontrollit të veturës në bagazh janë gjetur dy paketime me materie të panjohur bimore me siguri Mariuhanë, të mbështjellura me qese. Që të dy të janë arrestuar dhe mbajtur në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë.“Pak kohë më vonë me urdhër të gjykatës dhe në koordinim me prokurorin public është kryer bastisje në object në Leshnicë të Poshtme, të cilin e ka shfrytëzuar 40 vjeçari A.S me ç`rast në hapësirat e bodrumit janë gjetur edhe paketime të tjera me materie bimore si dhe një matës digjital. E tërë vlera e mariuhanës e konfiskuar ka arritur deri në 10 kilogram dhe e njejta do të dërgohet për analizë, ndërsa dy personat me padi penale janë nxjerrë para gjykatësit i cili u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve”, informon policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *