Home / Lajme / Maqedoni / Tërmet në Greqi dridhet edhe Maqedonia

Tërmet në Greqi dridhet edhe Maqedonia

27 janar-Nga rrjeti telemetrik i stacioneve matëse të Maqedonisë, bëjnë të ditur se këto tërmete janë evidentuar në Shkup, në Institutin sizmologjik, në Shtip, në Vallandovë, në Manastir, në Ohër dhe në Krushevë.

Gjatë orëve të pasditës së dielë, Greqia është goditur nga disa tërmete që kanë qënë me intensitet të mesëm, por që janë ndier edhe në disa rajone në teritorin e Maqedonisë, ndërsa pothuajse instalimet sizmologjike në të gjitha stacionet telemtrike të Maqedonisë i kanë shënuar këto tërmete.

Tërmeti që ka shkaktuar pak frikë dhe panikë në qytetin e Ohrit, ka qënë ai që ka goditur Greqinë jugore rreth orës 15.00, më saktësisht në ora 14.59 minuta, me një intensitet prej 4,7 ballë në epiqendër, edhe pse ka pasë edhe disa pasgoditje tjera: në ora 18.45, me intensitet 5.4 ballë, ndërsa në ora 19.03 dhe 19.12 në të dy goditjet intensiteti ka qënë 4.6 ballë në epiqendër, pa dhënë sqarimet se sa ka qënë intensiteti në hipoqendër, ku thellësia ka qënë 10 km.

Nga rrjeti telemetrik i stacioneve matëse të Maqedonisë, bëjnë të ditur se këto tërmete janë evidentuar në Shkup, në Institutin sizmologjik, në Shtip, në Vallandovë, në Manastir, në Ohër dhe në Krushevë.

Shqetësimet e banorëve të rajoneve të Maqedonisë kanë qënë të atyre që banojnë në katet e larta të ndërtesave të banimit, ku më shumë është shprehur lëkundja e tokës. Sipas sizmogramit të Opservatorit të Institutit sizmologjik në Shkup, tërmeti në Greqi ka qënë 6.0 ballë sipas shkallës së Richterit, ndërsa në Maqedoni është manifestuar si lëkundje e shkallës së III-IV sipas shkallës Makrosizmike të Europës-1998. Nuk ka njoftime për viktima dhe për dëmet materiale as në Maqedoni dhe as në Greqi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *