Home / Lajme / Rajon / Tetë vjet nga vdekja e Rugovës

Tetë vjet nga vdekja e Rugovës

21 janar – Sot bëhen tetë vjet prej kur u nda nga jeta ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. I cilësuar si arkitekt i pavarësisë, Rugova kujtohet sot nga partia që themeloi, Lidhja Demokratike e Kosovës, partia që doli nga LDK, Lidhja Demokratike e Dardanisë si dhe parti, institucionet e personalitete të tjera.

Në përvjetorin e tetë, homazhe te varri i tij, pritet të bëjë sot, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, me bashkëpunëtor. Ata, gjithashtu do të vizitojnë familjen e Rugovës, dhe organizojnë akademi përkujtimore për nder të veprës së tij.

Homazhe te varri, i ish presidentit Rugova, do të bëjë sot edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci me bashkëpunëtorë të tjerë, transmeton KP. Ndërkohë, homazhe te varri i Rugovës, do të bëjë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në çdo përvjetor, varri i Rugovës, në lagjen ‘Velania’ në Prishtinë, është vendtakim për liderë dhe qytetarë që vlerësojnë veprën e tij.

Ibrahim Rugova u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeçare.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *