Home / Lajme / Maqedoni / Tetova vendos bashkëpunim me Prizrenin (VIDEO)

Tetova vendos bashkëpunim me Prizrenin (VIDEO)

10 janar – Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, kanë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkomunale dhe kufitare, Prizren-Tetovë.

Kemi diskutuar për rregullimin e komunikimit të ambienteve jashtë vendbanimeve urbane e rurale Prizren-Tetovë, pra komunikim me viset e bukura natyrore të maleve të Sharrit, duke hapur shtigje për lëvizje të njerëzve”, tha Ramada Muja kryetar I komunës së Prizrenit. Projekti në kuadër të IPA fondeve parasheh, hapjen e dy pikave informative turistike, një në territorin e Prizrenit dhe tjetri në territorin e Tetovës, dhe hapja e shtigjeve për ecje në territorin malor të të dy komunave.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi,ka falënderuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja për interesimin e treguar për të bashkëpunuar me Tetovën.“Ne nënshkruam një memorandum gjeneral për marrëveshjen mes dy komunave, e cila na lejon që së bashku të konkurrojmë për të tërhequr fonde nga komponenta e dytë e BE-së, tha Teuta Arifi pas takimit.

Në këtë takim poashtu është diskutuar edhe për hapjen e rrugës Tetovë-Prizren, ku sipas kreut të komunës së Prizrenit do të nahen mjete për fizbiliti studim që në të ardhmen Prizreni të lidhet me luginën e Pollogut.

Ndryshe edhe nga pjesa e maqedonisë janë ndarë mjete për fizibiliti studimin e terenit nga Tetova deri në kyfirin me Kosovës përmes Malësisë së Sharrit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *