Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi takon Edi Ramën dhe Bujar Nishanin

Teuta Arifi takon Edi Ramën dhe Bujar Nishanin

10 janar-Kryetarja Arifi përshëndeti mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës që do të mbahet nesër në Prizren dhe uroi jetësimin sa më të shpejtë të marrëveshjeve të nënshkruara si dhe thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi gjendet për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë. Gjatë ditës së sotme, kryetarja Arifi u takua kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama me me ç’rast u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në sfera të ndryshme si dhe shkëmbimit të përvojave dhe realizimit të projekteve të përbashkëta në nivel lokal.
Kryetarja Arifi përshëndeti mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës që do të mbahet nesër në Prizren dhe uroi jetësimin sa më të shpejtë të marrëveshjeve të nënshkruara si dhe thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit ndërsa kryeministri Rama shprehu gatishmërinë për të ndihmuar komunën e Tetovës në realizimin e projekteve të planifikuara zhvillimore në sferën e menaxhimit të pushtetit lokal, urbanizmit, arsimit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik.

Arifi takohet me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani

Në korniza të vizitës së punës në Tiranë kryetarja Teuta Arifi takoi presidentin e Republikës së Shqipërisë,Bujar Nishani me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në rajon si dhe procesin e integrimit rajonal si parakusht për integrimin e Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. Presidenti Nishani ritheksoi përkrahjen që Republika e Shqipërisë ofron ndaj proceseve integruese ndërshqiptare si dhe politikave progresive që bëhen në dobi të kombit shqiptar.

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi gjendet për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë. Gjatë ditës së sotme, kryetarja Arifi u takua kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama me me ç’rast u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në sfera të ndryshme si dhe shkëmbimit të përvojave dhe realizimit të projekteve të përbashkëta në nivel lokal.
Gjatë ditës së sotme , kryetarja Teuta Arifi do të zhvillojë takim me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha me të cilin do të bisedojë për mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe bartjen e përvojës së Tiranës në sferën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik, transportin publik dhe menaxhimin e sistemit të integruar për grumbullimin e mbeturinave.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *