Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Në Prizren u anashkaluan 1 miljon shqiptarët e Maqedonisë (VIDEO)

Thaçi: Në Prizren u anashkaluan 1 miljon shqiptarët e Maqedonisë (VIDEO)

Tetovë, 11 janar – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka quajtur marketing politik takimin e drejtuesve të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prizren.

Thaçi është shprehur i revoltuar që kryeministri Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa kanë anashkaluar pa thënë asnjë fjalë për 1 milion shqiptarët e Maqedonisë.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale, duke shtuar se PDSH është për demisionimin e BDI-së nga pushteti dhe se zgjedhja e presidentit të shtetit për partinë e tij është temë e parëndësishme.

“Nëse them se jemi për zgjedhje të parakohshme parlamentare menjëherë do të më thonë se për një gjë të këtillë jam dakorduar me VMRO-DPMNE-në. Nga ana tjetër gjendja në vend është e keqe dhe pothuajse pa dalje, ndërsa i këtillë është edhe opinioni i BDI-së dhe kryetarit të partisë Ali Ahmeti, kështu që propozimi im për tejkalimin e kësaj gjendje është demisionimi i BDI-së dhe Ahmetit”, deklaroi Thaçi.

Në lidhje me propozimin për kandidat të përbashkët konsensual për zgjedhjet presidenciale lideri i PDSH-së tha se përzgjedhje e presidentit është temë e parëndësishme për partinë.

Ky funksion, siç tha Thaçi, sipas Kushtetutës nuk ka ingerenca të mëdha ligjore, ndërsa nga ana tjetër Ahmeti ndodhet në gjendje të rëndë dhe prodhon temë në vend se t’i kundërvihet politikës dhe projekteve antishqiptare të cilat i zbaton Qeveria.

Krytari i PDSH-së këtë deklaratë e dha para mbledhjes se kuvendit te degës së PDSH-së në Tetovë ku pritet që kryetarë i ri i degës të zgjidhet kirurgu Arben Demiri. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *