Home / Lajme / Rajon / Thaçi në Tiranë takon Lulzim Bashën

Thaçi në Tiranë takon Lulzim Bashën

6 janar-PD mbetet përkrahëse e fuqishme e avancimit të të drejtave të komunitetit shtetformues shqiptar në Maqedoni, duke kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes së ohrit dhe duke kërkuar emancipimin e plotë të të drejtave të komunitetit atje, plotësimi i gjithë të drejtave të komunitetit shtetformues atje, si parakusht i integrimit evropian të gjithë rajonit të Evropës juglindore”- tha Basha.

“Zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit, të drejta të plotë të komunitetit shtetformues shqiptar në Maqedoni, si parakusht për integrimin e rajonit në BE”. Kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha, në mbyllje të takimit me kreun e PDSH-, Menduh Thaci, mbajtur në Tiranë.

“Diskutuam për shumë cështje që kanë të bëjnë me opozitën si tek ne edhe në Maqedoni, i dhashe informacion rreth zhvillimeve tek ne dhe mora informacion të detajuar te zhvillimeve në Maqedoni. PD mbetet përkrahëse e fuqishme e avancimit të të drejtave të komunitetit shtetformues shqiptar në Maqedoni, duke kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes së ohrit dhe duke kërkuar emancipimin e plotë të të drejtave të komunitetit atje, plotësimi i gjithë të drejtave të komunitetit shtetformues atje, si parakusht i integrimit evropian të gjithë rajonit të Evropës juglindore”- tha Basha.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *