Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Qeveria shqiptare u gënjye nga BDI-ja për Radikën (VIDEO)

Thaçi: Qeveria shqiptare u gënjye nga BDI-ja për Radikën (VIDEO)

Tiran, 29 janar – Kryetari i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi deklaroi se çështja e devijimit të Radika është më e rëndë nga sa duket.

Në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “Neës24”, Menduh Thaçi tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë dokument zyrtar për këtë çështje, pasi sipas tij, është gënjyer nga BDI-ja. Ai tha se çështja Radika ekziston, janë dokumentet, ka 6 vjet që ekziston, po manipulimi politik nga ana e atyre shqiptarëve që janë pjesë e qeverisë, duke qenë tërësisht të paaftë që ta pengojnë këtë çështje arritën që të implikojnë qeverinë e Shqipërisë në këtë çështje pa qenë nevoja.

“Po, projekti është shumë më i madh se çmendohet. Në vitin 2008, qeveria maqedonase i dha Akademisë së Shkencave 300 mijë euro që të bëjë projektin për energjinë e Maqedonisë. Maqedonia është e kushtëzuar prej BE-së,që prej 15% të energjisë që prodhon nga HEC-et të shkoj në 20% pra të hapë HEC të reja. Këtë marrëveshje me Akademinë e nënshkruan në 2008 ministri shqiptar Fatmir Besimi,dhe në faqen 170 të këtij punimi shkencor është hidrocentrali për Radikën. Në vitin 2011, një ministër tjetër i BDI nënshkruan këtë projekt si projekt të qeverisë së Maqedonisë dhe jep deklaratë ku thotë se ne do ti ndihmojmë Shqipërisë me këtë projekt për shkak se meqë po ia ndalim ujin do ta ndalim edhe përmbytjet që i bëhen Shkodrës. Hidrocentrali duhet të ndërtohet në parkun e Mavrovës, është e ndaluar me ligj të ndërtohen hidrocentrale, por ministri i mjedisit Ademi propozon ndryshimin në ligjin për parkun nacional që ta garantojë këtë. Zv/ministri i financave propozon që të miratohet në qeveri dhe parlament aspekti buxhetorë i ngritjes së këtij hidrocentrali. Dhe thotë dikush ky projekt nuk ekziston, në vitin 2012 qeveria e Maqedonisë ka bërë kontratë me firmën ndërtimore “Beton” për të kryer punët fillestare që do të thotë akumulimin e të gjitha ujërave të malit Korab në një kanal dhe vendosjen e tyre ne liqenin e Mavrovës. Ky akumulim i ujërave ka ndodhur ne vitin 1962 në malin Sharr dhe tash dy qytetet më të mëdha të shqiptarëve të Maqedonisë, Tetova dhe Gostivari kanë probleme me ujë të pijshëm. Ju thatë se Gruevski tha se do të bëhet ose nuk do të bëhet, ashtu flasin ata, i përgatisin të gjitha gjërat, projekti është këtu, BB tha nëse kjo i pengon ambientit…”

Thaçi ka theksuar se projekti tashmë ka filluar të ndërtohet.

” Të gjithë e dimë se penda e liqenit të Mavrovës që është e vendosur tek hoteli Radika ku shkojnë shumë shqiptarë tre metra e gjysëm është ngritur sivjet, projekti është para përfundimit, por e keqja e madhe e kësaj situatë është që ne lejojmë që ministrat shqiptarë të qeverisë së Maqedonisë të vijnë në vizitë zyrtare në Tiranë dhe të japin deklarata idioteske. Ju lutem çfarë formulimi është ky kur ministri thotë se 90% nuk do bëhet , po ai 10% kush e mban përgjegjësinë nëse ai bëhet. Dhe e gjitha kjo ka një qëllim, të gjitha ujërat e tokave shqiptare në vend që të kalojnë përmes Drinit dhe Radikës në Adriatik do të barten në lumin Vardar dhe këtij do ti rritet niveli i ujit dhe të bëhet i lundrueshëm deri në Egje.

Thaçi ka theksuar më tej se për çështjen Radika sërish do të ketë takime me krerët e shtetit shqiptar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *