Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takon ambasadorin e Maqedonisë, paralajmëron takim në mes dy qeverive

Thaçi takon ambasadorin e Maqedonisë, paralajmëron takim në mes dy qeverive

21 janar – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se e ka takuar ambasadorin e ri të Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe gatishmëri për bashkëpunim.

Kryeministri Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se nga ambasadori ka kërkuar që edhe Maqedonia të filloi me përgatitjet për takimin e përbashkët të dy qeverive.

“Kërkova nga Ambasadori Strashevski që t’i përcjell mesazhin kryeministrit Gruevski për përmbylljen e shpejtë të përgatitjeve për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tona”, ka shkruar Thaçi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *