Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Votoni kundër qeverisë, po nuk votuat mos mendoni se qeveria dhe maqedonasit do të ndalen në Likovë dhe në Shkup, do të vinë edhe këtu”

Thaçi: Votoni kundër qeverisë, po nuk votuat mos mendoni se qeveria dhe maqedonasit do të ndalen në Likovë dhe në Shkup, do të vinë edhe këtu”

Te shtunën me 11.01.2014 në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës, dega e PDSHsë – Tetovë mbajti kuvend zgjedhor ku për kryetar të ri u zgjodh z.Arben Demiri. Punimet e kuvendit i ndoqi edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, struktura partiake e degës si dhe mysafir të tjerë.

Punimet e kuvendit i përshëndeti edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi i cili mes të tjerave në fjalimin e tij potencoi:
PDSH-ja janë njerëzit të cilët mburren me veprat e tyre të mundimshme dhe të lodhshme dhe ne do të vazhdojmë të jemi kështu edhe në të ardhmen. PDSH-ja është forca e njeriut dhe individit që fol drejtë dhe nuk mashtron, nëse donë që fëmija jot të bëhet i suksesshëm, nuk duhet ta tradhtosh çdo herë me fjalën “loçka e nënës” fjala loçka e nënës ngel në shtrat, ai që nuk është loçka i nënës hipë lartë, në aeroplan dhe bëhet pilot.

Fjalitë dhe qëndrimet e mija që i kam pas për Tetovën kanë qenë të sinqerta dhe unë kam frikë të mos keqkuptohemi. Ata të cilët shesin, tradhtojnë dhe mashtrojnë ne i dimë, por ne luftojmë ti bindim disa njerëz tonë që mashtrohen. Pa e liruar prej frike këtë popull, këtë milet nuk çelën lule, kush e merë përsipër që ti lirojë nga frika? Ne, opozita, PDSH-ja, opozita e vërtetë. Kur shkon në kodrën e diellit më thotë çfarë të bëjmë tash, ta heqim atë “Sveti Ilijën”? Leje atë, lëne se unë e kam thënë para dy vjetëve se nuk e bëni ju “Burmali Xhaminë”. Sa keq po flet, e tash piskëlloni sa të doni.

Pse nuk fol PDSH-ja, pse nuk fol Menduh Thaçi? Ku të foli unë më, më janë prish telat e fytit tu fol, në mes të qytetit u thash: “Mos votoni, se e legalizoni politikën e Gruvskit”, kishën do të ua bëje në shtëpi, aty te shtrati ku fle kryqin do va vendose. Këto fjalë janë thënë në fushatë: “votoni kundër qeverisë, po nuk votuat mos mendoni se qeveria dhe maqedonasit do të ndalen në Likovë dhe në Shkup, do të vinë edhe këtu”. A kanë ardhur? Po. Si kanë ardhur? Me të gjitha namet dhe nishanet.

Si i dënoni shqiptarët pse se paguajnë tatimin? Unë jam për ti dënuar njerëzit që nuk e paguajnë tatimin, por paraprakisht duhet tu sigurosh mundësi të njëjta. I kanë mundësit e njëjta shqiptarët? Jo. Pse u shkatërrua gjithë biznesi i shqiptarëve? Për shkak se vota që u dha në vitin 2013 ka qenë votë pro politikës së Gruevskit.
Bashkërisht konstatojmë se kjo betejë politike nuk është e lehtë dhe unë jam i vetëdijshëm se ka shumë vështirësi dhe represionet që riten dita ditës. Që këtë rrugë ta kalojmë më të lehtë duhet të dalim publikisht. Në momentin kur do ta kuptojmë se neve na duhet pushteti real si shqiptarë, për ta kultivuar veten dhe për ta mbajtur veten në një mirëqenie të vërtetë, atëherë do të shkojmë përpara. Hajdeni si gjeneratë ta bëjmë bashkërisht këtë. Mos të dalim frikacak, të lig, të poshtër, t’ua lamë fëmijëve pak më lehtë. Ne e dimë se patjetër dikush duhet ta bëj atë. Kush do ta bëjë? Fëmijët tonë.

Ne flasim që një pjesë e popullit tonë ta riedukojmë më vetëdije kolektive, se populli jonë është shumë i fortë, nuk janë budallenjtë ata që e votojnë PDSH-në me 80-90 mijë vota, ai brumi i vërtetë, ajo bërthama e vërtetë ekziston këtu.

Thonë kur ka qenë PDSH-ja është bërë Shkupi 2014. Ju lutem, sa herë kam thënë në publik edhe në fushatë se është e vërtetë se Gruevski dhe VMRO-ja i kanë pasur në kokë këto plane, por si kam lanë një gozhdë të vendosin, e as një tullë, kjo është beteja politike. E ka vendosur VMRO-ja “Car Dushanin”! Jo. A e ka bërë projektin e në kohën e PDSH-së? Jo. Jam i detyruar të them se gjysmën e bustit e ka bërë Ali Ahmeti, e gjysmën tjetër Gruevski.

Më thonë pse nuk fol për zgjedhjet presidenciale? Po nuk ka kuptim, një njeri si Ali Ahmeti të na bëj budalla një komb. E shanë Ivanovin, jo more duhet ta shash Gruevskin. Ivanovi nuk ka kompetenca kushtetuare, as komunale, as kulturore e as edukatore. Ne gjithë e shohim se ku rinë dhe çka flet, se rinë në “Ballon” kemi benzinë, “rezervarin e kemi shumë të madh”. I toleroni të na bëjnë budalla se PDSH-ja paska faj për diçka, nuk është e vërtetë. 10 vjet në pushtet dhe të kenë atë ekskluzivitet që të thonë se PDSH-ja paska faj.

Ju uroj punë të mbarë edhe një herë, degës në përgjithësi. Unë sinqerisht besoj në këtë punë që e bëj dhe sinqerisht besoj te ju dhe te përcaktimi jonë i përgjithshëm, nuk kemi çare pa u ballafaquar me këtë betejë të madhe historike. Ne ndoshta nuk do e fitojmë, por ta përgatitim situatën që fëmijët tonë me një mundë më të vogël ta fitojnë këtë betejë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *