Home / Lajme / Maqedoni / Tome Axhiev propozohet kryetar Hasan Luma zëvendës

Tome Axhiev propozohet kryetar Hasan Luma zëvendës

15 janar-Për anëtar dhe kryetar të Komisionit është propozuar Tome Axhiev i cili edhe gjatë tre viteve të kaluara ishte në këtë pozicion. Për zëvendës të tij propozohet Asan Luma dhe për anëtarë Shpenc Vinca, Daut Dauti, Novica Veljanoski, Predrag Dimitrovski, Gjorgji Mallkovski, Vecko Zdravevski, Ristana Llallçevska, Cvetanka Sokollova Mlladenovska dhe Marija Zafirovska.

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot e filluan procedurën për zgjedhje të përbërjes së re të anëtarëve të Komisionit për verifikim të fakteve.Për anëtar dhe kryetar të Komisionit është propozuar Tome Axhiev i cili edhe gjatë tre viteve të kaluara ishte në këtë pozicion. Për zëvendës të tij propozohet Asan Luma dhe për anëtarë Shpenc Vinca, Daut Dauti, Novica Veljanoski, Predrag Dimitrovski, Gjorgji Mallkovski, Vecko Zdravevski, Ristana Llallçevska, Cvetanka Sokollova Mlladenovska dhe Marija Zafirovska. Në qoftë se zgjidhet kjo përbërje e Komisionit për lustrim katër prej anëtarëve të saj do të jenë të rinj.Përfaqësuesit e LSDM-së në seancën e sotme të Komisionit vlerësuan se përbërja e re e lustrimit është dëshmi se vazhdon beteja me personat me mendime jo të njejta.Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski përndryshe deputet nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se do të ishte mirë që edhe LSDM-ja të inkuadrohet në procesin e lustrimit. Ai konsideron se duhet që ligjit të ndryshohet, por procesi i lustrimit të jetë më efikas. Komisioni për Lustrimin në Maqedoni gjatë punës pesëvjeçare ka zbuluar dhe shpallur 124 persona si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën.Nga këto persona të lustruar, një pjesë e tyre ka pasur detyra të larta në Ministrinë e Brendshme në të kaluarën dhe se kanë qenë persona që kanë dhënë urdhër për ndjekje. Por pjesa më e madhe kanë qenë persona që kanë vepruar si spiunë.Nga 124 personat e shpallur, 106 prej tyre janë ish-funksionarë shtetëror, 11 ishin funksionarë aktual dhe shtatë të tjerë ishin kandidatë që konkurruan në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale.Këto të dhëna u bënë publike sot nga kryetari i Komisionit të Lustrimit, Tome Axhiev, mandati pesëvjeçar i të cilit i ka skaduar sot bashkë me anëtarët e tjerë të këtij komisioni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *