Home / Lajme / Maqedoni / Tre vjedhje në ditë në Pollog (VIDEO)

Tre vjedhje në ditë në Pollog (VIDEO)

Tetovë, 29 janar – Shtëpitë dhe banesat e pabanuara, pronarët e të cilëve ndodhen me punë të përkohëshme jashtë vendit, janë cak i hajnave të cilët operojnë në rajonin e Pollogut.

Duke shfrytëzuar mungesën e pronarëve kanë arritur të kryejnë nga tre vjedhje në ditë.

Sipas të dhënave të policisë së Tetovës gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 924 vjedhje të rënda prej të cilëve 481 në Tetovë dhe 443 në Gostivarë. Më pas janë vjedhjer tjera shifra e të cilëve është 402 në rajonin e Pollogut.

“Më shumë apo 359 vjedhje të rënda janë regjistruar në shtëpi dhe banesa ku pronarët gjenden në mërgim.Në këto vjedhje më shumë është vjedhur flori dhe para ndërsa më pak hajnat kanë qenë të interesuar për aparate elektrike. Në këto vjedhje dëmi i përgjithshëm është vlerësuar rreth 48 milion denarë”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Nga policia njoftojnë se hajnat me dhunë kanë hapur dritaret dhe dyert ndërsa në disa vjedhje hajnat nuk kanë pasur nevojë që të përdorin forcë pasi që dyert nuk kanë qenë të mbyllura me çelsa.

“Plaçkitësit në shumicën e rasteve kanë bastistur dhomat e gjumit dhe hapësirat e nënkulmit, ku kryesisht kanë gjetur arin dhe paratë. Ndërkaq, pjesët qendrore të Tetovës dhe Gostivarit kanë qenë rajonet më të preferuara ku kanë vepruar hajnat. Gjatë vitit të kaluar poashtu janë regjistruar 71 vjedhje në shitore, 91 vjedhje në vetura, ndërsa 252 vjedhje janë kryer në vende tjera”, bëjnë të ditur nga SPB-ja e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *