Home / Lajme / Maqedoni / Trotuaret me arnime në Tetovë (VIDEO)

Trotuaret me arnime në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 13 janar – Pjesa dërmuese te troturatet në qytetin e Tetovës vazhdojnë të jenë të dëmtuara. Me vite të tëra trotuaret nuk janë rregulluar dhe janë të lëna pas dore sidomos përgjatë rrugëve kryesore të qytetit dhe të bulevardeve.

Krahas se këta trotuare nuk janë të rregulluara poashtu shfrytëzohen edhe si vend parkingje. Në gjendje më të rëndë janë trotuaret në buleverdin Ilirija, në rrugën nga qendra për tek shkolla e muzikës por më mirë nuk është as bulevardi në rrugën e Ilindenit. Në këta trotuare ka gropa dhe shpeshherë qytetarët hasin në vështirësi kur lëvizin nëpër trotuaret e qyetit të Tetovës. Problem në vete është se shumë trotuare gropohen për të rregulluar kanalizimin dhe më pas të njejtat arnohen të cilët karahs pengesës për qytetarët japin edhe një imazh të keq për qytetin.

Nga komuna e Tetovës thonë se për vitin 2014 nuk kanë ndarë mjete të veçanta për rregullimin e trotuareve, por ata janë paraparë në mjetet për rregulimin e kanalizimit dhe sanimeve tjera në qytet.

Trotuaret në disa vende rregullohen vetëm kur bëhet asfaltimi i rrugëve por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në rrugët qendrore të qytetit të Tetovës, ku vërehen gropa dhe arnime të shumta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *