Home / Lajme / Maqedoni / Tv KOHA: 6 aksidente më pak se në 2012 (VIDEO)

Tv KOHA: 6 aksidente më pak se në 2012 (VIDEO)

Tetovë, 09 janar – Në raportin e policisë së Tetovës, nënvizohet se shkaktarë të aksidenteve kanë qenë, vozitja me shpejtësi të lartë, tejkalimi I palejuar, mosmbajtja e distancës, mosdhënia e përparësisë së kalimit dhe të tjera, transmeton Tv KOHA.

Policia e Tetovës ka bërë të ditur se në vitin 2012 ka patur dhjetë viktima nga aksidentet në komunikacion ndërsa gjatë vitit të kaluar 9 viktima, raporton Tv Koha.
840 aksidente janë regjistruar gjatë vitit 2013 në rajonin e Tetovës. Sipas të dhënave të policisë së Tetovës në krahasim me vitin 2012 janë regjistruar 6 aksidente më pak. Poashtu në këtë aspekt ka edhe më pak viktima në krahasim me vitin e kaluar, informon Tv KOHA.

Në raportin e policisë së Tetovës, nënvizohet se shkaktarë të aksidenteve kanë qenë, vozitja me shpejtësi të lartë, tejkalimi I palejuar, mosmbajtja e distancës, mosdhënia e përparësisë së kalimit dhe të tjera, transmeton Tv KOHA.

Pjesa më e madhe e aksidenteve kanë ndodhur në vendbanime gjithsej 557, ndërsa në rrugët jashta vendbanimeve numri I aksidenteve është 261. Edhe gjatë vitit të kaluar më të rrezikshme kanë qenë rrugët e qytetit, ku kanë ndodhur më shumë se gjysma e aksidenteve të trafikut, njofton Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *