Home / Lajme / Maqedoni / Ujrat e Lumit Radika do të ndihmojnë projektin megaloman të Sërbisë për dalje në detin EGJE (VIDEO)

Ujrat e Lumit Radika do të ndihmojnë projektin megaloman të Sërbisë për dalje në detin EGJE (VIDEO)

30 janar – Ujrat që do të grumbullohen nga lumi radika do të shfryëtzohen për projektin megaloman të Sërbisë e cila përgatit dalje në detin Egje. Ky projekt I sërbisë përmes lumit Kanalit të Moravës që të realizohet duhet të ketë edhe ujë dhe piëkrisht këta ujra përmes vardarit do ti ndihmojnë këtij projekti. Kështu thotë profesori universitar Vullnet palloshi, I cili shpalos projektin e sërbisë I vjetër njëqidn vjecar. Palloshi ëpr televizionin Koha sjell në mënyrë të detajuar këtë projekt I cili sipas kinezëve kap koston prej 15 miliardë dollarëve.

Shteti sërb që para 100 viteve ka filluar të iniciojë projektin për ndërtimin e Kanalit të Moravës në kuadër të korridorit të Danubit për qasje në portin e Selanikut. Në këtë projekt sërbët kanë punuar në kontinuitet edhe atë në vitin 1909, 1961, 1964, 1971, 1973, 1994, 1996 dhe së fundi në vitin 2013 qeveria e Sërbisë ka angazhuar një kompani Kineze që të bëjë fizibiliti studim se sa ky projekt është i qëndrueshëm për tregëti dhe sa do të kushtonte ndërtimi I saj. Pas kësaj përfaqësues të qeverisë sërbe këtë projekt e kanë shpalosur edhe gjatë një takimi të ekspertëve të fushës së infrastrukturës nga Ballkani.

Në këtë takim I pranishëm ka qenë edhe profesori universitar Vullnet Palloshi. Me këtë rast ai zbulon detaje të këtij projekti të qeverisë sërbe e cila sipas studimeve ka kërkuar nga Banka Botërore 15 miliardë euro për të realizuar këtë projekt, transmeton Tv KOHA.

I tërë ndërtimi I këtij kanali që do ti siguronte dalje në detin Egje Sërbisë, ndërlidhet edhe me ujrat në Lumin e Radikës ngase ujrat e këtij lumi sipas projektit për ndërtimin e Hidrocentraleve në Fushën e Llukovës pas akumulimit ata do të derdhen në Lumin Vardar gjegjësisht që në mënyrë direkte do ti ndihmonin projektit të sërbisë, shprehet Palloshi.

Sipas tij, nëse shtohet sasia e derdhjes së ujrave në Lumin Vardar atëherë fshatrat e Pollogut do të vërshohen, thekson Palloshi për Tv Kohën.

Ditë më parë gjatë një interviste për televizionin NEWS 24 , lideri I PDSH-së, Menduh Thaçi, ka apostrofuar këtë projekt të Sërbisë duke ndërlidhur me projektin për ndërtimin e Hidrocentraleve në Fushën e Lllukovës.

” Të gjithë e dimë se penda e liqenit të Mavrovës që është e vendosur tek hoteli Radika ku shkojnë shumë shqiptarë tre metra e gjysëm është ngritur sivjet, projekti është para përfundimit, por e keqja e madhe e kësaj situatë është që ne lejojmë që ministrat shqiptarë të qeverisë së Maqedonisë të vijnë në vizitë zyrtare në Tiranë dhe të japin deklarata idioteske. Ju lutem çfarë formulimi është ky kur ministri thotë se 90% nuk do bëhet , po ai 10% kush e mban përgjegjësinë nëse ai bëhet. Dhe e gjitha kjo ka një qëllim, të gjitha ujërat e tokave shqiptare në vend që të kalojnë përmes Drinit dhe Radikës në Adriatik do të barten në lumin Vardar dhe këtij do ti rritet niveli i ujit dhe të bëhet i lundrueshëm deri në Egje. Ndërsa kinezët kanë bërë studimin, projektin ideor për lidhjen e lumit Danub me lumin Morava dhe lumin Vardar. Akademia e Shkencave të Serbisë ka bërë të njëjtin plan që prej Danubit në Beograd,të lidhet me lumin Vardar, dhe atë të Moravës dhe aty të krijohet aksi apo boshti i ri sllav ortodoks për ta bërë komunikimin sa më të lehtë. Këto çështje fshihen. Pra nuk mund të themi që nuk ka projekt kur kanë kaluar me dhjetëra ligje në qeveri dhe parlament të Maqedonisë për këtë çështje, dhe kur në anën tjetër dhe po ashtu kemi dokumentacion që Akademia e Shkencave të Serbisë të njëjtin projekt e përgatit që të lidhë lumin Vardar me Danubin është e qartë që kjo punë do të përfundojë ashtu si e kanë në mendje ata“, ka theksuar kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi.

Ndërkohë që kohëve të fundit edhe pse nuk përmendet Kosova në këtë projekt megjithatë të gjitha rrugët çojnë në marrëveshjen për demarkacionin e kufirit. “Që në kohën kur Maqedonia dhe Kosova e definuan vijen kufitare gjegjësisht demerkacionin fizik dhe te cilin e nënshkruan kryetarët e qeverive të dy vendeve, është berë lëshim. Kufiri i gjatë 260 km ku Maqedonia fitoi nga Kosova 160 metër, në vendin e quajtur “LOKOVO POLE” në malin Sharr, në kufirin me Kosovën, kurse Kosova fitoi 155 metre te fshati Debëllde, në afërsi të “KODRA FURRËS”, u bë kompromisi dhe u ndryshua kufiri, që ka egzistuar me dekada në mes të Maqedonisë dhe Kosovës . Po të mos ishte ky kompromis, vështirë se do të mundej të ndërtohet penda e Fushës së Llukovës”, ka thënë sot profesori universitar ish deputeti Izet Zeqiri.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *