Home / Lajme / Botë / Ukrainë, Parlamenti miraton amnisti protestuesve të arrestuar

Ukrainë, Parlamenti miraton amnisti protestuesve të arrestuar

Ukrainë, 30 janar – Parlamenti ukrainas ka miratuar ligjin që u siguron amnisti protestuesve të arrestuar gjatë trazirave të fundit. Partitë e opozitës abstenuan gjatë votimit për shkak të kushtit të vendosur në ligj, se amnistia do të aplikohet vetëm nëse protestuesit tërhiqen nga ndërtesat qeveritare që kanë pushtuar në ditët e fundit.

Trazirat në Ukrainë filluan në nëntorin e kaluar, pasi presidenti Viktor Yanukovych refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian. Ndërsa në dhjetor, ai nënshkroi një marrëveshje me Rusinë që i jepte vendit një ndihmë prej 15 miliardë dollarësh.

Të mërkurën, shefja e Politikës së Jashtme të BE Catherine Ashton u shpreh e shokuar nga dhuna e ashpër në Kiev dhe në qytetet e tjera të vendit gjatë javëve të fundit.

Zonja Ashton, që ishte në Kiev për bisedime me zotin Yanukovych dhe grupet e opozitës, deklaroi se Ukraina ka nevojë për një proces politik ku të përfshihen të gjithë.

“Përgjegjësia në mënyrë të pashmangshme do të bjerë mbi qeverinë, e cila duhet të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Ashton.

Vonë gjatë së mërkurës, ligji i amnistisë u miratua me 232 vota pro kundrejt 11 kundër, me mbështetjen e subjektit të kryeministrit, Partia e Rajoneve, që ka dhe mazhorancën. Por 173 deputetë të tjerë nuk votuan dhe anëtarët e opozitës lëshuan deklarata në shenjë proteste. Edhe vetë protestuesit nëpër rrugët e kryeqytetit e refuzuan lëvizjen.

“Parlamendi sapo ka miratuar një ligj pengjesh. Autoritetet kanë pranuar se po mbajnë pengje njësoj sikur të jenë terroristë, në mënyrë që t’i shkëmbejnë pengjet”, deklaroi Oleh Tyahnybok, nga grupi i së djathtës ekstreme Svoboda (Liri), njëkohësisht një figurë kyçe e manifestimeve.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *