Home / Lajme / Maqedoni / USHT kundërshton ligjin për administratë (VIDEO)

USHT kundërshton ligjin për administratë (VIDEO)

Tetovë, 28 janar – Ligji për administratë shtetërore është diskriminues dhe anti kushtetues.

Me këtë ligj studentëve që diplomojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës u pamundësohet që të kenë përparësi gjatë punësimit pasi që ky universitet është renditur shumë poshtë në listën e Shangajit. Propozim ligji për nëpunësit shtetëror i cili favorizon punësimet e studentët që dalin nga universitete të ranguara në Listën e Schangajit poashtu është diskriminues dhe jo i drejtë për shqiptarët.Kështu e kanë cilësuar këtë propozim ligj, panelistët e debatit së që u organizua nga Fakulteti Juridik i USHT-së.

Mersim Maksuti në cilësinë e dekanit të fakultetit Juridik në USHT, tha se ky ligj është diskrimunues dhe antikushtetues. “Kjo është dispozitë diskriminuese dhe ne kërkojmë nga qeveria e Maqedonisë si propozues i autorizuar për propozim të ligjeve, të tërheq këtë dispozitë të ndërhyjë meqë ligji është në fazën e procedurës së miratimit të tij në parlament politika të ndërhyjë me amendamente konkrete ta ndryshojë dhe ta hjek këtë kriter të ri sepse është diskriminues në baza etnike dhe shkel rëndë kushtetutën e Maqedonisë”, tha Maksuti.

Ndërkaq, profesori Bekim Kadriu është i mendimit se ky ligj në mënyrë të drejtpërdrejt diskriminon shqiptarët. “Çdo person garon me aftësitë individuale që i ka, rangimi i universiteteve nuk është fare relevant për punësim, qoft në institucion privat apo publik, sidomos në institucionet shtetërore dhe kjo paraqet një formë të diskriminimit par exelancë”, tha Bekim Kadriu profesor.

Poashtu profesori Bashkim Selmani shprehet se “qeveria në bazë të ligjeve i kufizon qytetarët dhe ati i ndan në baza etnike, kur është puna për punësimeduhet të respektohet 20 përqindshi ndërsa për taksa dhe mbushjen e buxhetit jemi të barabartë” thotë profesori universitar Bashkim Selmani.

Ndërsa, Ferat Polisi profesor i sociologjisë theksoi se ligji në fjalë nuk është marrë aspak me realitetin objektiv këtu në Maqedoni.”Ligji nuk është marrë në bazë të mendimit analitik dhe normativ por thjesht ligji praktikisht është politik, jam i sigurt se nëse universiteti “Kirili e Metodi” do kishte qenë nën nivelin e duhur në listën e Schangajit ai ligj as që do trajtohej në kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pra ligji është thjeshtë politik” tha Polisi.

Ndryshe Universitetin Shtetëror i Tetovës, në bazë të listës së Shangajit për universitetet në Maqedoni është renditur në vendin e 12.

Të hënën e ardhëshme, propozim ligji në fjalë pritet të del për së dyti herë në debat para deputetëve ndërsa deri tash është kundërshtuar edhe nga ana e opozitës.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *