Home / Sport / Valon Zeqiri përforcon Zajazin

Valon Zeqiri përforcon Zajazin

Ky është futbollisti i tretë i Shkëndijës që vjen te Zajazi, pas Burhan Emurllahit dhe Nuriman Ismailit.

Vazhdojnë përforcimet te klubi i futbollit Zajazi, që militon në ligën e dytë të Maqedonisë në futboll. Një ditë para udhëtimit për në Strugë, skuadra e Zajazit ka bërë edhe një goditje të radhës. Bëhet fjalë për talentin mesfushor Valon Zeqiri, i cili së bashku me ekipin do të udhëtojë në përgatitjet dhjetëditëshe në Strugë.Lajmi konfirmohet edhe nga trajneri Nazmi Ajdini, i cili për Zeqirin do të shprehej:“Jemi të kënaqur që kemi angazhuar një futbollist të talentuar si Valon Zeqiri, i cili vrapon shumë dhe ka fantazi në fushën e lojës. Besoj se do t’i ndihmojë Burhan Emurllahit në repartin e sulmit”.Ky është futbollisti i tretë i Shkëndijës që vjen te Zajazi, pas Burhan Emurllahit dhe Nuriman Ismailit. Te skuadra shqiptare kanë ardhur edhe Ardijan Sulejmani nga Kumanova dhe portieri Miserloski. 

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *