Home / Lajme / Rajon / Vazhdojne edhe sot protestat e studenteve në Prishtinë (VIDEO)

Vazhdojne edhe sot protestat e studenteve në Prishtinë (VIDEO)

Prishtinë, 29 janar – Dhjetëra student sërish sot në mëngjes kanë bllokuar hyrjen kryesore të rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Ata momentalisht po qëndrojnë të ulur.

Dhjetëra student sërish të mërkurën në mëngjes kanë bllokuar hyrjen kryesore të rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Ata momentalisht po qëndrojnë të ulur, duke mbajtur në duar pankarta të ndryshme që bëjnë thirrje për largimin e rektorit të UP-sw, Ibrahim Gashi.

Një numër i pjesëtarëve të policisësë Kosovës është i pranishëm aty por që për momentin nuk kanë dhënë ndonjë urdhër për larminë e hapësirës së Rektoratit.

Kjo protestë është organizuar Lëvizja Studentore për Barazi: Studim, kritikë, veprim, Klubit Politik i Studentëve dhe Grupit të Studentëve të Ulqinit në Prishtinë.

Po ashtu, Grupi i Pavarur i Studentëve sot duke filluar nga ora 12:00 mban protestë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës për të reaguar ndaj keqpërdorimeve në këtë institucion. Kurse, Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të mbajë një konferencë për media në lidhje me ngjarjet e fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Studentët vazhdojnë protestën

Grupi i Pavarur i Studentëve sot duke filluar nga ora 12:00 mban protestë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës për të reaguar ndaj keqpërdorimeve në këtë institucion.

Po ashtu, Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të mbajë një konferencë për media në lidhje me ngjarjet e fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndërkohë, edhe dje një grup i studentëve ka protestuar që nga orët e mëngjesit duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme e Rektorit, Ibrahim Gashi, fillimin e menjëhershëm të hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitetin e Prishtinës, ngritjen e një mekanizmi për verifikimin e të gjitha titujve akademikë, si dhe largimin e ndikimit të pushtetit në Universitetin e Prishtinës, nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë protestës së djeshme janë arrestuar 27 student dhe janë lënduar disa prej tyre. Lidhur me këto kanë reaguar partitë opozitare dhe Parlamenti Studentor si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *