Home / Lajme / Rajon / Vazhdon protesta e studentëve

Vazhdon protesta e studentëve

31 janar-Disa Grupe parlamentare gjatë seancës se djeshme kërkuan mbajtjen e një debati parlamentar për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.Diskutimi për UP në Kuvendin e Kosovës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Të vendosur të çojnë në fund kërkesën e tyre për largimin e rektorit Ibrahim Gashi nga drejtimi i Universitetit “Hasan Prishtina”, një grup studentësh sërish janë stacionuar sot në hyrje të Rektoratit.Vlen të theksohet se numri i pjesëmarrësve nuk është i madh.Kjo është dita e katërt e protestës së tyre, e cila vazhdon të jetë e qetë. Ndërkaq, kanë paralajmëruar se ende do të vazhdojnë të qëndrojnë para Rektoratit.Poashtu, studentët kanë paralajmëruar se të hënën do të ketë sërish protesta, ku sipas tyre numri do të jetë më i madh dhe protesta do të vazhdoj prej Konviktit e deri te Rektorati.Protesta është duke u mbikëqyrur nga Policia e Kosovës, të cilët kanë deklarua se nuk do të ndërhyjnë deri sa ajo të jetë e qetë.Lëvizja studentore për Barazi “Studim, Kritikë, Veprim” me antë të një komunikate shprehen për Rektorin Gashi, se ai duhet t’a ndalojë menjëherë punën.“Ndalimi i punës së atij që me punën e tij e ka rrënuar Universitetin është punë e mirë. Përpjekja e studentëve për ta ndaluar rrënimin dhe zhbërjen e Universitetit vazhdon. Sa më e gjatë kokëfortësia e tij për të qëndruar në krye të Universitetit, aq më qartë kuptohet se pozitën e vet ai nuk e ka të lidhur me dijen dhe zhvillimin, por me pushtetin dhe abuzimin”, thuhet në komunikatën e studentëve.Ndërsa në seancën parlamentare të mbajtur në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së djeshme gjendja në UP nga disa deputetë është vlerësuar si një gjendje skandaloze.Disa Grupe parlamentare gjatë seancës se djeshme kërkuan mbajtjen e një debati parlamentar për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.Diskutimi për UP në Kuvendin e Kosovës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *