Home / Lajme / Maqedoni / Veljanovski nesër shpallë zgjedhjet presidenciale (VIDEO)

Veljanovski nesër shpallë zgjedhjet presidenciale (VIDEO)

31 janar – Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski nesër do të firmos vendimin për zgjedhjet presidenciale, ku do të shpallet edhe data për mbajtjen e tyre.

“Kompetencat dhe detyra kushtetuese e kryetarit të Parlamentit është që të firmos vendimin për zgjedhjet. Në rastin konkret kemi zgjedhjet e rregullta presidenciale që duhet të mbahen në periudhën prej 12 mars deri më 12 maj dhe unë nesër më 1 shkurt do të firmos zgjedhjet dhe do të caktojë datën për mbajtjen e tyre”, theksoi për MIA, kryeparlamentari Veljanovski.

I pyetur lidhur me çështjen se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryetari i Parlamentit nënvizoi se kjo nuk është në kompetencë të tij.

“Vendimi për zgjedhjet parlamentare është në kompetencë të Parlamentit, që duhet të shpërndahet dhe më pas të mbahen këto zgjedhje. Në këtë moment do të them se nesër do të firmos zgjedhjet presidenciale”, theksoi Veljanovski. Sipas Kushtetutës, në rast se do të mbahen vetëm zgjedhjet presidenciale, atëherë Parlamentit nuk do të mbajë seanca më shumë se një muaj para raundit të dytë të zgjedhjeve. Ai ka theksuar se zgjedhjet do të duhet të mbahen në një atmosferë të qetë dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *