Home / Lajme / Rajon / Vrasësi: Nuk duroja ndarjen nga e dashura prandaj masakrova 4 veta

Vrasësi: Nuk duroja ndarjen nga e dashura prandaj masakrova 4 veta

8 janar-Pas vrasjes së dy bashkëfshatarëve, Latollari ka shkuar tek banesa e dajës së 31-vjeçarit, Rexhep Metollari. Ai ka hyrë brenda në banesë dhe ka debatuar ashpër me 55-vjeçarin Metollari dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Valentinën dhe më pas i ka qëlluar për vdekje. 40-vjeçari i ka bërë përgjegjës ata për mosdivorcimin e të dashurës nga bashkëshorti i saj. Burimet e mësipërme sqaruan se ishte çifti Metollari kishte zbuluar lidhjen intime mes Bashkim Latollarit dhe Danjelës.

Xhelozia ka çuar deri në “çmenduri” një 40-vjeçar, i cili ka ekzekutuar me armë zjarri dy çifte bashkëshortësh. Autori tregon me detaje çfarë ndodhi natën e vrasjes dhe shkakun kryesor që çoi të masakrimin e 2 familjeve, asaj Meçollari dhe Metollari. Është Bashkim Metollari që me pranga në duar tregoi sot në polici detajet mbi ngjarjet që tronditën mbrëmjen e djeshme mbarë opinionin shqiptar.

Dashuria për Danjelën, në prej viktimave ka qenë pikënisja e ngjarjeve tragjike që do të pasonin.

‘Danjelën e doja marrëzisht. Doja të martohesha me të, të bëja fëmijë, dhe ajo duhej të ndahej nga i shoqi. Por, gjithçka u prish nga daja i burrit të saj. I mbushi mëndjen që të prishte marrëdhënien me mua, të rrinte me Belimonin. Nuk e durova dot prishjen e lidhjes dhe ndaj i vrava. Fillimisht vrava Danjelën dhe burrin e saj. Nuk do të toleroja përgjegjësit e ndarjes me Danjelën”, ishin pjesë nga rrëfimi që Bashkim Latollari bëri në polici lidhur me 4 vrasjet në Gjonomadh.

Ngjarja makabre me bilanc 4 viktima ka ndodhur mbrëmjen në fshatin Gjonomadh të këtij rrethi. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku pohuan se viktimat janë bashkëshortët Belimon dhe Danjela Meçollari, përkatësisht 31 dhe 30-vjeç si dhe bashkëshortët Rexhep dhe Valentina Metollari përkatësisht 55 dhe 50-vjeç. Sipas hetuesve të çështjes, autor i vrasjes së katërfishtë është Bashkim Latollari, i cili pas krimit është vetëdorëzuar tek kryeplaku i fshatit së bashku me armën e krimit. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, policia deklaroi se ngjarja e rëndë që tronditi gjithë banorët e zonës është bërë lidhja sentimentale që 40-vjeçari kishte prej disa kohësh me Danjela Meçollain, nënë e dy fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjec.

VRASJA

Refuzimi i divorcit i të dashurës 30-vjeçare nga ana e bashkëshortit të saj ka shkaktuar një masakër të vërtetë në fshatin Gjonomadh të Korçës. Ngjarja është shënuar rreth orës 20:00, ku fillimisht Bashkim Latollari ka vrarë të dashurën dhe burrin e kësaj të fundit. Sipas policisë, 40-vjeçari i pamartuar dhe banor i fshatit Gjonomadh prej më shumë se 1 viti kishte një lidhje jashtëmartesore me Danjela Meçollarin.

Dashuria e madhe dhe dëshira për ta finalizuar atë me martesë e ka shtyrë Latollarin t’i kërkojë të dashurës së tij, e cila ishte nënë e dy fëmijëve të mitur që të divorcohet nga bashkëshorti. Refuzimi i divorcit nga ana e Belimon Meçollarit ka pasuar me këtë ngjarje të rëndë. Burime pranë grupit hetimor u shprehën se mbrëmë, 40-vjeçari pasi ka dalë në gjendje të dehur nga lokali i fshatit, ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një pushkë 20-e. Më pas ai ka shkuar në banesën e të dashurës së tij, banuese po në këtë fshat. Teksa ka parë nga dritarja që çifti ishte shtrirë për të fjetur, Bashkim Latollari ka qëlluar që nga jashtë në drejtim të tyre duke i lënë të vrarë. Në momentin që ka qëlluar, agresori ka bërtitur me të madhe: ‘Do t’ju vras!’. Po sipas hetuesve të çështjes, dy bashkëshortët Meçollari janë vrarë në sy të dy fëmijëve të mitur (4 dhe 6 vjeç), të cilët ndodheshin në dhomë, pranë prindërve të tyre.

Pas vrasjes së dy bashkëfshatarëve, Latollari ka shkuar tek banesa e dajës së 31-vjeçarit, Rexhep Metollari. Ai ka hyrë brenda në banesë dhe ka debatuar ashpër me 55-vjeçarin Metollari dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Valentinën dhe më pas i ka qëlluar për vdekje. 40-vjeçari i ka bërë përgjegjës ata për mosdivorcimin e të dashurës nga bashkëshorti i saj. Burimet e mësipërme sqaruan se ishte çifti Metollari kishte zbuluar lidhjen intime mes Bashkim Latollarit dhe Danjelës.

Bashkëshortët Metollari në momentin e ngjarjes kanë qenë të vetëm në banesë, ndërsa disa ditë më parë kishin debatuar me autorin për historinë e dashurisë së tij me nusen e nipit të tyre. Ata i kishin kërkuar 40-vjeçarit që t’i jepte fund lidhjes dhe të mos shkatërronte familjen e nipit.

(Gazeta Shqiptare)

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *