Home / Lajme / Maqedoni / Vullnet Palloshi dhe Gajur Kadriu pastrojnë hesapet me grushta (VIDEO)

Vullnet Palloshi dhe Gajur Kadriu pastrojnë hesapet me grushta (VIDEO)

10 janar – Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendëshme sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth orës 13.15 minuta, kur G.K 52 vjeçar është sulmuar nga V.P 63 vjeçar. Sipas policisë ka qenë profesori Palloshi që ka goditur drejtorin Kadriu në pjesën e parme të trupit, ndërsa në rahje është përfshirë edhe 22 vjeçari V.P djal I profesorit duke I shkaktuar lëndime trupore.

Drejtori I ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu është përfshirë në një rahje me profesorin universitar Vullnet Palloshi. Ngjarja ka ndodhur të enjten në hollin e fakultetit të ndërtimtarisë ku u shënua 40 vjetori I këtij fakulteti në kuadër të Universitetit Shën Kirili në Shkup.
Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendëshme sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth orës 13.15 minuta, kur G.K 52 vjeçar është sulmuar nga V.P 63 vjeçar. Sipas policisë ka qenë profesori Palloshi që ka goditur drejtorin Kadriu në pjesën e parme të trupit, ndërsa në rahje është përfshirë edhe 22 vjeçari V.P djal I profesorit duke I shkaktuar lëndime trupore. Pas kësaj drejtorit kadriu I është dhënë ndihmë e parë në spitalin e përgjitshëm në Shkup, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e këtij rasti, informon Tv Koha.
Megjithatë, I kontaktuar profesori Vullnet Palloshi, ai është shprehur se sulmi ndaj tij ka qenë I koordinuar nga ana e drejtorit dhe I janë shkaktuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore kurse rastin e ka paraqitur në polici dhe më tutje u ngel organeve të rendit që të zbardhin deri në fund këtë rast.
TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *