Home / Sport / Zajazi nis përgatitjet me përforcim në portë

Zajazi nis përgatitjet me përforcim në portë

“Zajazi të hënën startoi me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit. Në grumbullimin e parë me ekipin të pranishëm ishin edhe tre përforcimet Buran Emurllahi, Nuriman Ismaili dhe Ardian Sulejmani. Ekipi ynë për momentin në disponim ka gjithsej 22 futbollistë. Së shpejti skuadrës do t’i bashkohet portieri me përvojë Raif Mirseloski, që ka karrierë të pasur në ekipe të Maqedonisë dhe jashtë vendit. Ditëve në vijim presim edhe dy përforcime të reja”, deklaroi shefi i stafit teknik të KF Zajazi, Nazmi Ajdini.

Të hënën ka startuar me përgatitje skuadra e Zajazit, e cila në stinorin pranveror do të tentojë të sigurojë mbijetesë në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoni. Pas Burhan Emrullait dhe Nuriman Ismailit të ardhur nga Shkëndija e Tetovës, si dhe Ardian Sulejmanit nga Kumanova, portieri Raif Mirseloski është përforcimi i rradhës për ekipin kërçovar. Drejtuesit e ekipit vlerësojnë se kanë nevojë të përforcojnë të gjithë linjat e skuadrës me futbollistë kualitativ dhe për këtë arsye kanë menduar edhe për çështjen e portierit si pozitë më e ndjeshme në skuadër. Pikërisht Mirseloski pritet që t’i japë ekipit një siguri në mes të shtyllave, ndërsa pritjet janë të mëdha edhe nga Nuriman Ismaili dhe në veçanti Burhan Emrullai që pas vetes ka karrierë të bujshme në elitën e futbollit vendor dhe jashta kufijve të Maqedonisë. Gjithsesi drejtuesit e Zajazit nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, pasi që janë duke shqyrtuar mundësinë e angazhimit të të tjera përforcimeve në skuadër, posaçërisht në repartin e mbrojtjes dhe atë të sulmit. “Zajazi të hënën startoi me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit. Në grumbullimin e parë me ekipin të pranishëm ishin edhe tre përforcimet Buran Emurllahi, Nuriman Ismaili dhe Ardian Sulejmani. Ekipi ynë për momentin në disponim ka gjithsej 22 futbollistë. Së shpejti skuadrës do t’i bashkohet portieri me përvojë Raif Mirseloski, që ka karrierë të pasur në ekipe të Maqedonisë dhe jashtë vendit. Ditëve në vijim presim edhe dy përforcime të reja”, deklaroi shefi i stafit teknik të KF Zajazi, Nazmi Ajdini. Skuadra kërçovare fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Kërçovë, ndërsa faza e dytë do të realizohet në Strugë. Planifikohen disa ndeshje kontrolluese, me qëllim që ekipi të gjejë formën optimale para fillimit të sezonit pranveror, ku Zajazin e pret luftë e ashpër për sigurimin e mbijetesës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *