Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri i Turqisë Emrullah Ishler viziton Tetovën

Zëvendëskryeministri i Turqisë Emrullah Ishler viziton Tetovën

19 janar-ysafirët u shprehen shumë të kënaqur nga mikpritja dhe potencuan miqësinë е cila tradicionalisht ka ekzistuar mes dy popujve, atij turk dhe shqiptar, miqësi e cila duhet të shërbejë si urrë lidhëse për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen.

Sot në komunën e Tetovës, kryetarja e komunës Teuta Arifi priti një delegacion nga Republika e Turqisë të kryesuar nga zëvendës Kryeministri për çështje ballkanike Emrullah Ishler. Ne takim u biseduan çështje me interes të përbashkët dhe u shpreh gatishmëri për bashkëpunim dypalësh socio-kulturor.

Mes tjerash u trajtua në veçanti nevoja për binjakëzimin e komunës së Tetovës me komunat në Republikën e Turqisë, si dhe u diskutua mbi mundësinë e krijimit të qendrave të përbashkëta kulturore dhe arsimore në një të ardhme të afërt.

Mysafirët u shprehen shumë të kënaqur nga mikpritja dhe potencuan miqësinë е cila tradicionalisht ka ekzistuar mes dy popujve, atij turk dhe shqiptar, miqësi e cila duhet të shërbejë si urrë lidhëse për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen. Pas takimit mysafirët nga Turqia vizituan Xhaminë e Larme si dhe kompleksin Harabati Baba Teqe.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *