Home / Lajme / Maqedoni / Zgjate Dorën: 30 ditë afat komunës për Shën Ilijën (VIDEO)

Zgjate Dorën: 30 ditë afat komunës për Shën Ilijën (VIDEO)

Tetovë, 15 janar – Nëse brenda 30 ditëve komuna e Tetovës nuk mer masa konkrete për ndryshimim e emërtimeve kontestuese në Kodrën e Diellit, atëherë para objektit të komunës së Tetovës do të mbahen protesta.

Kështu ka paralajmëruar kryetari i Shoqatës Joqeveritare Zgjate Dorën Nexhat Bexheti, pasi që dorëzoi kërkesën në komunën e Tetovës. “Të zbardh juridikisht rastin e emërtimeve irrituese në Kodrën e Diellit me emra të cilat nuk I përkasin realitetit dhe vendit. Këto emërtime kanë ndodhur në vitin 1998 nga të cilët revoltë ndodhi edhe konflikti I vitit 2001, dhe sot ka ndryshuar klima politike, komuna ka fuqi të ndërmarrë akte për largimin e dukurive të ndodhura “, tha Bexheti.

Poashtu Bexheti, në kërkesën drejtuar komunës së Tetovës shtron nevojën e ndarjes së një lokacioni nga toka urbanistike në Kodrën e Diellit për ndërtimin e një Xhamie për nevojat e besimtarëve islam.

Ndryshe, në Kodrën e Diellit kohëve të fundit janë vendosur tabela me mbishkrim për teleferikun me dy ulëse Shën Ilija, që ka irrituar popullatën vendore.

Sipas dokumenteve dhe të dhënave ky teleferik mban këtë emër që nga viti 1998 ndërsa kompetencat për emërtime në atë kohë kanë qenë të Ministrisë së Transportit.

Ditë më parë kryesuesi i këshillit të komunës së Tetovës Hisen Xhemaili, tha se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore dhe kompetencat për të ndryshuar jo vetëm emërtimet konstestuese në Kodër të Diellit por edhe të tjera në territorin e komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *