Home / Lajme / Maqedoni / Zgjatet afati për legalizimin e objekteve (VIDEO)

Zgjatet afati për legalizimin e objekteve (VIDEO)

30 janar – Zgjatet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Qytetarët të cilët tashmë kanë aplikuar për legalizim, elaboratet gjeodezike mund ti dorëzojnë deri në fund të dhjetorit të vitit 2015.

Mirëpo, përveç kësaj, Qeveria do të lejojë që ata që kanë ndërtuar pa leje tarraca dhe ballkone, të ridestinuar në hapësirë banimi, kurse deri më tash nuk kanë aplikuar për legalizim – këtë mund ta bëjnë tani.
‘Për tarraca dhe ballkone të ridestinuara në hapësirë për banim, për këto dy kategori jepet afati plotësues deri më 30 qershor të vitit 2015 për dorëzimin e kërkesës për përcaktimin e statusit juridik. Mirëpo, ata duhet të jenë të ndërtuara deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit për veprimin me objektet e ndërtuara pa leje, përkatësisht deri më 3 mars të vitit 2011’, deklaroi Mile Janakieski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Legalizimi i tarracave dhe ballkoneve të ri-destinuara në hapësirë për banim do të jetë një euro për një metër katror. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, nga gjithsej 350 mijë kërkesa për legalizim, procedurën e legalizimit deri më tani e kanë përfunduar 90 mijë objekte të ndërtuara pa leje në shtet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *