Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhje më 13 dhe 27 prill, Kuvendi të shtunën cakton presidencialet (VIDEO)

Zgjedhje më 13 dhe 27 prill, Kuvendi të shtunën cakton presidencialet (VIDEO)

30 janar – Raundi i parë i zgjedhjeve presidencaile do të mbahet më 13 prill kurse raundi i dytë më datë 27 prill, së bashku me zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Ky informacion nuk është zyrtar por si duket kështu janë marrë vesh partnerët e kolaliconit VMRO-DPMNE-BDI. Nëse kjo është e vërtetë atëherë të shtunën parlamenti duhet edhe zyrtarisht të shpallë zgjedhjet presidenicale kurse 15 ditë më vonë do të votohet edhe për shpërbërjen e parlamentit për tu ëpërcaktuar zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Nga e gjithë kjo mund të konstatohet se ideja e BDI-së për president konsuensual ishte ide e dështuar dhe e papranueshme për VMRO-DPMNE e cila me qëllim të caktuar planifikon në raudnin e dytë me datë 27 prill paralelisht të votohet për presidnetin dhe përbërjën e ardhëshme parlamentare. Me këtë ata sigurohen se do të arrijnë konsnensusin e nevojshëm mbi 40 përqind që është kusht për sukses të zgjehdjeve presidenciale. Sipas burimeve të pakonfirmuara bëhet e ditur se VMRO-DPMNE, përsëri për kryetar shteti do të rikandidojë Gjorgji Ivanov. Këto informacione as nuk janë vërtetuar apo kundërshtuar nga dy partitë në pushtet. Nëse kjo realizohet atëherë vërtetohet se realizohet skenari i VMRO-DPMNE-së, i cili u lansua para dy muajve. Gjithashtu shpekulohet se ka një marrëveshjes mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së që në përbërjen e ardhëshme parlamentare kryetari i parlamentit të jetë nga radhët e BDI-së si shpërblim për përkrahjen që i jep kjo parti në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Ndryshe në vitin 2009 kur ishin zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale bashkërisht sipas kandiatit të atëhershëm për president nga radhët e BDI-së Agron Buxhaku, mbështetja e BDI-së për Ivanovin duhej të komopensohej me kryetarin e parlamentit. Këto premtime të Buxhakut kohëve të fundit kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Por viteve të kaluara u dëshmua se VMRO-ja nuk respektoi këtë marrëveshje. Në rrjetet sociale përflitet edhe për këmbime të tjera në postet ministrore por asgjë deri më tash nuk është zyrtare. Madje dy seancat e fundit të kryesisë qendrore kanë qenë të mbyllura për opinion. Ndërkaq, ndryshimet e fundit në kodin zgjedhor, lista zgjedhore do të jetë në shqyrtim publik 20 ditë,  bartësit e funksioneve që garojnë në zgjedhje nuk duhet të promovojnë projekte që prekin kapitalin shtetëror ndërsa përcaktimi i fondeve është e limituar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *