Home / Lajme / Botë / Zhvillime diplomatike të reja në Ukrainë (VIDEO)

Zhvillime diplomatike të reja në Ukrainë (VIDEO)

Ukrainë, 29 janar – Pas dorëheqjes së kryeministrit ukrainas dhe tërheqjes së disa ligjeve kontestuese, përfaqësuesit e opozitës shpalosën kërkesa të reja: dorëheqjen e presidentit Janukoviq dhe amnestimin e të gjithë aktivistëve të burgosur.

Kërkesat i paraqiti lideri i partisë opozitare UDAR, Vitalij Kliçko. Ndërkohë, shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton dhe euro-komisari Stefan Fyle udhëtuan në Ukrainë për takime me liderët në Kiev.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin i bëri thirrje perëndimit të mos përzihet në punët e brendshme të Ukrainës.“Nuk do përzihet Rusia. Por, paramendoni nëse ministri jonë i punëve të brendshme paraqitet në protesta antievropiane në Greqi apo në Qipro. Kjo është e papranueshme, sidomos nëse kihen parasysh relacionet mes Rusisë dhe Ukrainës”, deklaroi Vladimir Putin, president i Rusisë.

Në fjalimin e tij, Putin premtoi se ndryshimi eventual i pushtetit në Ukrainë nuk do ndikojë në marrëveshjen e huazimit të 15 miliardë dollarëve nga Rusia e as në marrëveshjen për gazin e lirë për Kievin.

Zhvillimin me vëmendje po ndiqen edhe nga SHBA-të. Zëvendës presidenti amerikan, Xhozef Bajden mbrëmë ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin Janukoviq, ndërsa Barak Obama në fjalimin e tij vjetor, u dha mbështetje demonstruesve.

Ndryshe, rrugët e kryeqytetit Kiev ende janë të bllokuara nga mbështetësit e opozitës. Duke u kanosur me masivitet më të madh, turma e njerëzve është në pritje të rezultateve nga seanca e sotshme e jashtëzakonshme e Kuvendit.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *