Home / Lajme / Maqedoni / Zijadin Sela vizitë në SHBA

Zijadin Sela vizitë në SHBA

14 janar-Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela takoi dy senatorët amerikanë përfaqësues të këtij shteti në Senatin e SHBA, Richard Blumenthal dhe Chris Murphy, me të cilat ka diskutuar për tema të përgjithshme dhe zhvillimet në Maqedoni dhe qeverisjen lokale në komunën e Strugës. Gjithashtu kryetari Sela ka pasur rastin që të faleminderoj dy senatorët për gjithëçka që SHBA kanë bërë për shqiptarët.

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela po qëndron për një vizitë në SHBA, i ftuar nga komuniteti shqiptar atje. Sela fillimisht ka zbritur në qytetin e Waterbury në shtetin e Connecticut, ku është takuar me komunitetin shqiptar të këtij shteti, por edhe me kongresmenë e senatorë amerikan. Ai ka pasur rastin të takoj edhe kryetarin e qytetit Waterbury, ku është theksuar arritja e një marrëveshje të bashkëpunimit.

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela takoi dy senatorët amerikanë përfaqësues të këtij shteti në Senatin e SHBA, Richard Blumenthal dhe Chris Murphy, me të cilat ka diskutuar për tema të përgjithshme dhe zhvillimet në Maqedoni dhe qeverisjen lokale në komunën e Strugës. Gjithashtu kryetari Sela ka pasur rastin që të faleminderoj dy senatorët për gjithëçka që SHBA kanë bërë për shqiptarët.
Në takimin mes kryetarit të Waterburyt Neil O Leary, dhe kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela, është diskutuar mundësia e intensifikimit të marrëdhënieve mes komunës së Strugës dhe qytetit të Waterburyt, sidomos ato në fushën e ekonomisë dhe të kulturës, ndërmjet këtij komuniteti i cili përbëhet më së shumti nga struganët.

Bashkëbiseduesit, duke shfrytëzuar këtë rast, vlerësuan praninë e komunitetit shqiptar në SHBA, si një komunitet i mirë-integruar në shoqërinë amerikane. Më tej, ata propozuan një binjakëzim të qytetit të Strugës dhe Waterburyt.

Kryetari i Strugës ishte pjesë e një takimi të komunitetit shqiptar “Hasan Prishtina” në Waterbury ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i ri shqiptar në SHBA, Gilbert Galanxhi, konsulli i përgjithshëm i Kosovës, Bekim Sejdiu si dhe mysafirë të tjerë. Nikoqiri i këtij takimi Visar Tasimi , arkatari për AAMC – e cila është një nga organizatat e komunitetit shqiptar në Ëaterbury , udhëhoqi takimin si dhe dha një falenderim të veçantë për zëdhënsin Sean Scanlon nga zyra e senatorit Murphy, për koordinimin e këtij takimi me komunitetin shqiptar. (Beqir Sina/INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *