Home / Lajme / Maqedoni / Zjarrfikësit lajnë rrugët e Tetovës (VIDEO)

Zjarrfikësit lajnë rrugët e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 10 janar – Edhe pse puna kryesore e zjarrfikësve është intervenimi për shuarjen e zjarreve megjithatë në kohën kur ata nuk ka intervenime nga ana e njësisë së zjarrfikësve të Tetovës sa i përket shuarjes së zjarrit megjithatë zjarrfikësit kanë qenë në terren.

Sipas informacioneve nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Tetovës mbrëme pas mesnate në Tetovë janë larë rrugët nga ana e njësisë së zjarrfikësve të Tetovës. Nga njësia e zjarrfikësve bëjnë të ditur se në terren kanë qenë shtatë cisterna të mbushura me ujë të cilët kanë larë rrugët më të frekuentuara në qytet siç janë bulevardi Ilinden, bulevardi Ilirija si dhe rruga Dervish Cara.

Aksioni i këtillë është ndërmarrë që të pastrohen rrugët si pasojë e ndotjes së ambientit ku ndikim ka edhe tymi i automjeteve i cili shpërndahet në rrugët.”Ky është një kontribut i vogël që të ketë një ambient më të freskët në këtë periudhë kur ndotja është në nivel të lartë. Nëse ska zjarre nuk do të thotë se ne do të rrijmë duarkryq por gjithnjë do të jemi në shërbim të qytetarëve. Iniciativa e këtillë është ndërmarrë pasi që kohëve të fundit përballemi me ndotje të ambientit larja e rrugëve është që të kemi një ambient më të pastër”, tha Uka Aliti kryeshef i njësisë së zjarrfikësve në Tetovë për Televizionin Koha.

Sipas tij kjo iniciativë është një mesazh për qytetarët se ne jemi në shërbim të tyre dhe inciativa të këtilla do të ketë edhe në ardhmen gjatë kohës kur nuk ka intervenime gjatë zjarreve. Ndryshe, gati se një muaj Tetova me rrethinë krahas mjegullës së përhershme përballet edhe me nivel shumë të lartë të ndotjes së ambientit. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *