Home / Lajme / Maqedoni / 10 mijë nënshkrime për të garuar për president

10 mijë nënshkrime për të garuar për president

27 shkurt-Por edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), në mungesë të numrit të nevojshëm të deputetëve prej 30 deputetë, për të kaluar propozimin për kandidatin në Parlament, duhet të grumbulloj 10 mijë nënshkrimet për kandidatin e saj Iljaz Halimi.

Kandidatët e pavarur apo të partive më të vogla që synojnë të konkurrojnë në zgjedhjet presidenciale vështirë e kanë të sigurojnë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme sipas kushtetutës për të siguruar të drejtën e konkurrimit.

Në këto zgjedhje janë tre kandidatë maqedonas nga parti politike dhe shoqata, por edhe një e pavarur, si dhe PDSH që kanë shpallur garimin për zgjedhjet presidenciale.

Profesorja universitare Biljana Vankovska, kryetari i shoqatës së veteranëve maqedonas të luftës së 2001 “Dinjiteti” Stojançe Angelov dhe kandidati i partisë GROM, Zoran Popovski janë tre kandidatët që po vazhdojnë fushatën e grumbullimit të nënshkrimeve.

Por edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), në mungesë të numrit të nevojshëm të deputetëve prej 30 deputetë, për të kaluar propozimin për kandidatin në Parlament, duhet të grumbulloj 10 mijë nënshkrimet për kandidatin e saj Iljaz Halimi.

Ndërkohë, Popovski nga GROM tashmë ka grumbulluar nënshkrimet, ndërsa një gjë të tillë në kohë rekorde do ta bëjë edhe PDSH, për shkak të anëtarësisë së gjërë. Por me probleme po vijojnë Vankovska dhe Angelov, që tashmë akoma nuk kanë arritur grumbullimin e numrit të nevojshëm të nënshkrimeve.

Deri tani grumbullimin e nënshkrimeve e kanë bërë të gjitha partitë për shkak të këtij cenzusi dhe barriere kushtetuese, përveç dy partive më të mëdha VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Sipas afateve ligjore, nënshkrimet do të duhet të grumbullohen deri më 2 mars.

Qytetarët janë të thirrur të nënshkruajnë për përkrahjen e kandidaturave nëpër zyrat e KSHZ-së nëpër rajonet e ndryshme të vendit. Në zgjedhjet e kaluara presidenciale ka pasur pesë kandidatë, por një pjesë e tyre u dorëzuan për të mos vazhduar garën, për shkak të mungesës së nënshkrimeve dhe akuzave të tyre për obstruksione dhe presione.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *