Home / Lajme / Maqedoni / 185 armë janë konfiskuar vitin e kaluar

185 armë janë konfiskuar vitin e kaluar

26 shkurt-Ministria e Brendshme sipas statistikave të publikuara në vitin 2013 ka konfiskuar 185 copë armë, mbi 10 municion armësh dhe 10 pako me materiale shpërthyese me mbi 100 mijë fishekëzjarre. Kjo theksohet në raportin e publikuar sot nga MPB-ja.

Numri më i madh i armëve janë konfiskuar në Shkup, ndërsa më pas vijon Kumanova dhe qytete tjera.

Ministria e Brendshme sipas statistikave të publikuara në vitin 2013 ka konfiskuar 185 copë armë, mbi 10 municion armësh dhe 10 pako me materiale shpërthyese me mbi 100 mijë fishekëzjarre. Kjo theksohet në raportin e publikuar sot nga MPB-ja.

Numri më i madh i armëve janë konfiskuar në Shkup, ndërsa më pas vijon Kumanova dhe qytete tjera. Nga armët e konfiskuara, 39 janë pistoleta, 30 pushkë gjuetie, 20 pushkë gjysmëautomatike, 17 pushkë automatike, 15 revolverë, 14 bomba dore dhe municione tjera. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska theksoi se vendi ka shënuar përparim në luftën kundër parandalimit të armëve ilegale, pasi që ky vend shfrytëzohet si udhëkryq për kontrabandimin e armëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *