Home / Lajme / Maqedoni / 21 vjeçari nga Zhelina sulmohet me thikë (VIDEO)

21 vjeçari nga Zhelina sulmohet me thikë (VIDEO)

Tetovë, 14 shkurt – Një 21 vjeçar është lënduar me thikë gjatë një zënke që ka ndodhur mbrëmë në qendër të Tetovës, në rrugën Marshall Tito.

Sipas policisë së Tetovës, rreth orës 20.00 në Spitalin Klinik të Tetovës është pranuar 21 vjeçari B.S nga fshati Zhelinë i Tetovës me lëndime në anën e majtë të stomakut dhe në shpinë. Sipas rrëfimit të tij dhe me informatat që posedon policia e Tetovës, lëndimet i ka marrë gjatë një zënke ku pjesëmarrës kanë qenë edhe një shok i tij dhe katër persona të tjerë, të cilët janë identifkuar dhe gjatë ditës ata do të ftohen në SPB dhe do të bisedohet me ata. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa ndaj të lënduarit është kryer intervenim kirurgjikal gjatë orëve të vona të natës.Policia nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri zënka por jozyrtarisht nënvizojnë se i lënduari ka pasur mosmarrëveshje që më herët me dy personat e tjerë të involvuarve në këtë rahje.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *