Home / Lajme / Botë / 25 të vdekur në Kiev, qendra e qytetit në flakë (VIDEO)

25 të vdekur në Kiev, qendra e qytetit në flakë (VIDEO)

Kiev, 19 Shkurt – Përleshjet mes policisë dhe demonstruesve në Kiev vazhduan edhe gjatë natës dhe në mëngjes.

Sipas informatave më të reja, jetën e kanë humbur 25 njerëz, ndërsa në spital janë pranuar 241 persona, mes të cilëve edhe 79 policë dhe pesë gazetarë, kumtoi Ministria ukrainase e Shëndetësisë. Në trazirat jetën e kanë humbur nëntë policë dhe një gazetar i gazeatës ditore “Vesti”. Aktivistë opozitarë thonë se numri i personave të lënduar është mbi një mijë. Spitalet në Kiev nuk kanë aftësi të ballafaqohen me numrin e madh të personave të lënduar. Paraprakisht, lideri opozitar ukrainas Vitalij Kliçko deklaroi sot se i ka përfunduar negociatat me presidentin Viktor Janukoviç, me këtë rast pa arritur marrëveshje për ndërprerje të dhunës në Kiev, shkruan gazeta “Ukrainska pravda”. “Për fat të keq nuk sjell lajme të mira nga negociatat”, tha Kliçko. Ai theksoi se i ka braktisur negociatat, pasi Janukoviç ka kërkuar nga demonstruesit urgjentisht ta braktisin sheshin “Pavarësia” në Kiev. Nga informata e gazetës nuk është e qartë nëse vazhdojnë negociatat mes presidentit dhe liderët e tjerë opozitarë. “Janukoviç reagoi në mënyrë tërësisht joadekuate ndaj situatës”, tha Kliçko. Sipas liderit opozitar, presidenti “nuk është i aftë” realisht ta vlerësojë situatën në vend. Presidenti i Ukrainës Viktor Jankuoviç i bëri thirrje opozitës që të bëjë kompromis dhe të gjehet zgjidhje të përbashkët për krizën në emër të ardhmërisë së shtetit. “Çdoherë kam konsideruar se përdorimi i forcës është hap i gabuar. Mënyra më e mirë dhe më efikase është që të gjehet gjuhë e përbashkët. Të bëhet kompromis. Të arrihet marrëveshje. Veçmë kam thënë se në rast të tillë deri diku humb pushteti. Humb edhe opozita. Por, fiton Ukraina”, theksoi Janukoviç në fjalimin deri te populli. “Veçmë paguam çmim të lartë për ambiciet e atyre të cilët dëshirojnë pushtet. Por, që të mos jetë çmimi edhe më i lartë, bëj thirrje që të vetëdijësoheni. Është e domosdoshme të ulet në tryezë për negociata dhe të shpëtohet Ukraina”, theksoi ai. Sipas tij, liderët e opozitës i kanë shkelur parimet themelore të demokracisë dhe shtoi se pushteti fitohet jo në rrugë dhe sheshe por në njësi zgjedhore. Ai tha se opozita e ka kaluar kufirin pasi që u ka bërë thirrje njerëzve që të marrin armë, ndërsa sipas tij kjo është “mosrespektim i ligjeve”. “Delikuentët duhet të nxirren para gjykatës e cila do t’u japë dënime. Kjo nuk është thirrja ime, ky është obligimi im si garant për Kushtetutën – të sigurojmë paqe në shtet”, potencoi Jankukoviç. Presidenti u bëri thirrje liderëve të opozitës që të synojnë për zgjidhje paqesore të krizës dhe të distancohen nga “forcat radikale të cilat shkaktojnë gjakderdhje dhe përleshje me auotirtetet”. Në të kundërtën, sipas tij, “me ta do të zhvillohet bisedë më ndryshe”.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *