Home / Lajme / Rajon / 33 protestues të arrestuar, 29 policë të lënduar (VIDEO)

33 protestues të arrestuar, 29 policë të lënduar (VIDEO)

Prishtinë, 07 shkurt – Sipas Policisë përdorimi i mjeteve të tyre ka qenë në proporcion me situatën. Raportohet për 29 policë të lënduar dhe 33 protestues të arrestuar

Policia e Kosovës theksoi se me çdo kusht është munduar t’i shmanget provokimeve. Sipas Policisë përdorimi i mjeteve të tyre ka qenë në proporcion me situatën. Raportohet për 29 policë të lënduar dhe 33 protestues të arrestuar.

Eskalon protesta, lëndohen 3 policë, njëri rëndë

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar deri me tani në protestën e cila po zhvillohet te Rektorati. Njëri nga policët ka lëndime të rënda pasi që është goditur nga protestuesit me guri në kokë.

Studentët i hedhin ujë dhe qumësht Policisë

Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar disa protestues. Ndërkohë që disa prej tyre thuhet se janë keqtrajtuar nga Policia pas arrestimit. Raportohet edhe për policë të lënduar.

Arrestohen Ilir Deda e Yll Hoxha, rritet numri i protestuesve

Para Rektoratit sa vjen e rritet numri i protestuesve. Këto çaste policia ka arrestuar Ilir Dedën nga shoqëria civile, si dhe Ylli Hoxhën, këshilltar i Vetëvendosjes në Kuvendin e Komunës. Merret vesh se ata policia i ka dërguar në Stacionin numër dy të kryeqytetit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *